Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Miremengjes dhe Naten e mire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11993)


Postuar nga NS-6 datë 04 Korrik 2008 - 12:08:

nje nder gjerat qe pelqej ne shume ne dhomen e re eshte fakti qe ka ballkon. te ulesh ne darke jashte,ne ate erresire qe formohet,ku e vetmja drite (per me teper e zbehte) eshte ajo e nje llampadari qe ndodhet ne afersi. per nje moment gjithcka rreth teje bie ne qetesi. te vetmet zhurma qe degjohen jane ato te makinave qe kalojne ne nje rruge aty prane, zhurma te cilat per te ardhur deri aty perplasen tek disa mure dhe humbasin ate fortesine e tyre.
te qendrosh disa momente ne ate erresire te sjell nje qetesim te papare...te kujtohen momente qe gjate dites su ke dhene shume rendesi, te kujtohen momente te kaluara dhe pa e kuptuar ke vene buzen ne gaz (), te kujtohen gjera te cilat do doje te ishin ndryshe, i shoqeron me nje shtim te rrudhave ne fytyre dhe i le rruge imagjinates se si mund te shkonin ndryshe...le te themi qe ato momente mund te jene qe truri zien me teper por qetesia perreth i jep ate kthjellesi per ti pare gjerat ndryshe...
e pas me teper se nje ore heshtje ne ate gjendje,behesh gati ti thuash botes "Naten e mire! shpresoj te shihena serish neser"....


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.