| Forumi Horizont | Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Gishta qe dridhen (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15119)
Mengjes si ftohte qershori dhe pse eshte cudi duhet te jete nje dite e bukur vere ne fakt bie shi, nje shi qe shoqeron kete mengjes ndoshta per te treguar se cdo gje qan vuan dhe natyra per pak diell per pak ngrohtesi ..Kembet me cojen si padashur perpara nje kishe ndalem dhe shikoj ...une nuk jam nje njeri qe beson por nga porta e hapur shikoj altarin lojen e dritave dhe ndricimn e shandaneve dhe flaken i qirinjve qe vjen nga kjo brenda dhe em kembet qe me dridhen hyj brenda .
Me duket sikur nje force me e madhe se mua me therret me fton te hyj brenda t sikur degjoj melodine e harqeve dhe te violinave qe engjejve qe me kendojne qe mundohen te me heqin merzitjen trishtimin dhe kete ndenje qe sdi si ta quaj..frike ,boshllik ,mungese ...dashuri..
Hyj ngadale dhe pse e di qe nuk jam e denje te hyj ne nje vend te tille te shejte dhe me gishtat qe me dridhen... shkoj drejt vendit kur jane ndezur qirijte me duart qe me dridhen marr 1 euro dhe e fus ne kutine e ofertave dhe ndez nje qiri.
Kane kaluar vite qe skam ndezur nje qiri shikoj flaken e kuqe e te brishte te ketij qiriu qe ngjitet lart dhe me duket sikur ne kete flake dalloj nje fytyren te shenderruar ne djall tek me syte e tij tek me fton me josh ka syte e kuq si te nje njeriu pa gjume sy te frikshem dyshimi sy gjykimi .Jane sy qe me dike me ngjasojne por nuk arrij te kujtoj se te kujt jane ... Heq me te shpejte syte ng qiriu dhe shikoj rrotull kete kishe sa e bukur qe eshte!!!!
Ndiej nje kenaqesi shpirterore per momentin qe sdi ta perdhkruaj dhe syte me ndalen tek nje tele ku jane vizatuar disa enjej qe jane rrotull nje gruaje qe eshte shtire dhe e mbuluar me nje tyl te zi si padashur ul syte ky imazh nuk eshte i ri per mua dhe pse perreth engje ishin po nuk dukeshin .
Me duket sikur keto engjej me flasin... ndiej nje ze te embel qe me peshperit ne vesh me ben te ndiej nje ngrohtesi ne turpin tim e ftohte ndiej disa fjale qe me thone"mos u deshpero mos qaj lere shpirtin te udhehiqet nga dikush qe sdo te lendoje kurre qe ste qykon per gabimet qe ben qe te fal e beson tek e verteta " ky ze eshte shume i ngjashem me ate ze qe me zgjon cdo mengjes dhe pse afer se kam, ngjason me ate ze qe me uron naten e mire dhe me puth lehte ne faqe eshte ai ze qe shoqeron ditet e mia te merzitura por dhe ato dite te bukura eshte ai ze ...eshte zeri yt ..Por a mund te mendoj qe ne nje vend kaq te shejte une te degjoj zerin tend qe brenda meje e di qe je zeri i pekatit ???
Rrotulloj syte si me frike me mendimin qe eshte dikush tjeter me mua ne kete vend por shikoj qe jam vetem une ne kete kishe dhe aroma e qirinjve qe digjen ne heshtje bej ta dal me kembet qe me dridhen por perpara se te dal kthejkoken perseri tek ajo tele e pikturuar dhe buzeqesh emblel sepse e di qe ne kete vend askush nuk eshte vetem cdo njeri ka dike qe e ndihmon i jep kuroja i fshin lotet dhe i lehteson dhimbjet ...dal jashte...degjohen borite e makinave qe kalojne me nje ritem te shfrenuar dhe njerezit qe levizin ecin pa ndalur dhe une hyj ne kete rremuje duke menduar se ja do gjendem perseri vetem me merzitjen time me mungesen tende ne shpirt por ...jam me e lehte ne zemre kam marre nje pjese te kesaj qesie asurde dhe shpresen qe do behet me mire per ne te dy .
| Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.