Forumi Horizont Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Petrolifera ne Vlore !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15177)


Postuar nga trojani datë 12 Janar 2008 - 01:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Kam nje pyetje te fundit. Ka ndonje projekt alternativ mbi keto gjera apo mjafton mos behet ne Vlore? E dini sa mund te kushtoje nje tub nafte qe nga porti e deri aty ku doni te behet TEC-i? Po sa i sigurte mund te jete ky tub dini gje? Sa kohe do te ndertohet? Etj etj etj...
Dmth pervec flamurtareve partiake mund te behet ndonje diskutim llogjik para se ekonomia shqiptare te shkoje akoma me poshte?



Pershendetje Fajtor

Qe dhe qeveria e Tosit edhe e Sales arriten te njejtin konkluzion, nuk do te thote se ky konkluzion eshte i drejte.
Zgjidhja nuk eshte doemos TEC.
Kur te gjitha vendet e perparuara Evropiane nuk ndertojne TEC-e, nuk e kuptoj pse Shqiperia doemos kerkon te ndertoje nje te tille?
Dhe me c´fare lende te pare???
- NAFTE!!!
Nje lende importi. Mundesia per abuzime = maksimale

Me ben pershtypje se asnje politikan apo specialist nuk shikon lendet e para falas!!!
-Pra lumenjte dhe eren.
Asnjeri nuk permend PROJEKTIN E HIDROCENTRALIT TE BANJES, i cili eshte lene pergjysem.
Mos harroni se ne kete projekt lenda e pare eshte falas.
Ah po se desh harrova lende e pare falas dmth. asnje kotrakte, asnje marreveshje, asnje lek i piste = Aspak interesante.
Ne Shqiperine Lindore dhe Veriore jane mbyllur rrethe 37 hidro te vogla lokale, se pse, dreqi merr vesh. Dhe nje dreq akoma me i madh merr vesh se pse nuk rrivihen ne perdorim.
Dhe nje dreq akoma akoma me i madh se merr vesh se pse nuk ndertohen impiante Mullinjsh me ere, kur ne disa zona te Shqiperise era nuk ndalo dite e nate.
Edhe ketu lenda e pare eshte falas.
Persa i perket teorise se vendeve te punes, beson shitjani dikujt tjeter.
Do ta pranoja kete teori, nqs psh do te ndertohej nje TEC me qymyrguri.
Lende vendi dhe jo importi, disa minatore do te siguronin buken e gojes.
E keshtu mund te vazhdojme gjate.


  Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 »
Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.