Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 25 Korrik 2008 - 14:17:

Il federale (1961)

Regjia: Luciano Salce
Skenari: Franco Castellano, Giuseppe Moccia
Aktore: Ugoi Tognazzi, Georges Wilson

Ne Italine fashiste nje oficer dergohet te arrestoje nje profesor, i cili shkruan libra kunder regjimit. Oficeri shpreson te marre graden e federalit nga misioni i caktuar dhe mundohet ta coje deri ne fund pavaresisht nga veshtiresite. Por rruges dy personazhet njihen dhe ifleksibiliteti i fashistit bie ne kontrast me kulturen e profesorit per te krijuar situata komike. Regjimi fashist po shperbehet por oficeri nuk do ta besoje, sepse indoktrinimi ushatarak e ka edukuar mbi pamposhtjen e diktatures. Udhetimi i tyre kthehet ne aventure me mjete te rastit, por ne fund perfundon ne Rome, ku amerikanet kane fituar qytetin. Dhe per te vazhduar aspketin qesharak oficeri fashist mendon se te gjithe amerikanet jane rober lufte.

Nepermjet ketij filmi Ugo Tognazzi fiton respektin e kritikes. Nderkaq filmi krijon skandale ne daljen e tij, sepse pershkruan nje njeri te thjeshte qe beson ne idealet e tij, pak a shume si nje komunist qe beson tek komunizmi dhe partia ne Shqiperine e diktatures. Demagogjia kunder fashizmit ishte akoma e forte ne vitin 1961 dhe njerezit ishin mesuar te perdhosnin gjithshka kishte lidhje me fashizmin.

Muzika firmoset nga Ennio Morricone.


Ne rremujen e luftes njerezit nuk dine si te sillen dhe cilen ane te mbajne. Ne fragmentin e meposhtem kalimtari eshte simbol i nje populli te lodhur qe nuk di me nga cila ane te shkoje dhe si te pergjigjet:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.