Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- fatkeqia kombetare ....politikanet Shqipetare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17800)


Postuar nga Fajtori datë 31 Korrik 2011 - 04:45:

Perderisa ketu po diskutojme te gjithe, nuk jane vetem disa analista bullshita, qenkemi te gjithe.

Se dyti, kush te tha vrit veten mor kurt? Ketu po behet fjale per kritika ndaj difekteve te kultures tone, qe po nuk u pranuan dhe te rregullohen neve do rrijme dhe 1000 vjet ne kete gjendje (nqs nuk zhdukemi).

Kete teme e ngacmova javen e fundit sepse ketu akuzohen politikanet. Problemi nuk jane politikanet aq sa jemi vete ne. Prandaj mos gjejme justifikime kot per prapambetjen ku jemi. Kjo varet nga ne, jo nga politikanet. Politikanet vecse na perfaqsojne. Po te lexosh ato qe shkruhen ne forum do kuptosh qe politikanet llogjikojne dhe funksionojne si shume forumiste.


Arritjet nuk mund ti pjesetosh me numer popullsie, sepse vete numri i reduktuar i popullsise tregon se nuk je i arritur. Por edhe nese do ti pjesetosh krahasohu me vende te ngjashme (Singapori, 3 milione banore ne nje shtet sa Tirana, Hollanda e Belgjika me territor gati sa Shqiperia, etj.) E megjithate shtetin e Singaporit e njohin te gjithe, arkitekturen hollandeze e vlereson bota dhe belgjika eshte qendra e Evropes se bashkuar. Mos hyjme ne diskutime inteligjence se do na vije Raimondi te citoje prape enciklopedine britanike.

Do ju duket cudi por para 1 jave po diskutoja me dike (cuditerisht nga New York) qe mohonte cdo lloj arritje te Shqiperise dhe pretendonte se kultura amerikane eshte me e vjeter. Beme nja dy ore diskutim dhe u mundova ta bind qe amerika nuk ka kulture me te vjeter se jona. Ne faktikisht kemi nje nga gjuhet me origjinale dhe me te vjetra, nderkohe qe amerika eshte shtet i sajuar 200 vitet e fundit. Kjo sa per te thene se nuk dua te hedh poshte Shqiperine a priori, por duhet te pranojme qe problemet i kemi neve si njerez, jo ata si politikane. Prandaj zgjidhja kalon tek edukimi jone, jo tek ndryshimi politikaneve. Shume njerez kete nuk e pranojne se duan ta mendojne veten perfekt.

Nje shprehje thote:
Kritika mund te mos jete e pelqyeshme, por eshte e nevojshme. Kryen te njejtin funksion qe ka dhimbja ne trupin e njeriut. Terheq vemendjen drejt nje gjendje te pashendetshme.

Nacionalistet jane ata qe nuk pranojne dot kritika per veten dhe vendin e tyre. Prandaj cojne shoqerine drejt theksimit te semundjes.


  Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.