Forumi Horizont Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 »
Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Familja, sa e rëndësishme është ndarja e detyrave në çift? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18015)


Postuar nga Deb* datë 29 Tetor 2010 - 17:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Mashkullit, pervecse ne te gatuar( ku ben nja 20 ene te palara direkt pa filluar mire) , nuk i shkon asnje pune tjeter ne shtepi.
Ruani meshkujt, mbani mire se do ju ikin pa i nencmuat!


Enya, nuk po themi gruaja te rri ne qoshe e burri te marr pluhrat, por ka raste kur gruaja punon me orar te zgjatur, apo eshte pa qejf, qe dhe burri te pastroje nuk eshte keq, perkundrazi ndihme e madhe.
Mendo veten tende tere diten ne daycare dhe kur vjen nga puna, fillon turnin e pastrimit.
Ja po te jap nje shembull. Kam njeren ketu afer qe punonte nga mengjesi deri ne darke, kurse burri ishte pa pune ne ate kohe. Vinte e shkreta ne 7 te darkes nga nje pune e lodhshme ne fabrike, dhe ne vend te qetesohej, do bente darken, dreken, lante enet e drekes qe kishin ngrene burri e femijet, te darkes pastronte, lante. Binte gjume shume vone e vdekur, per te filluar perseri ne 7 te mengjesit i njejti avaz. Burri tere diten ne qoshe duke pire cigare nga mengjesi ne darke, apo lokaleve duke pire ndonje kafe me shoke. Te duket normale ty kjo gje?
Mua jo.
Dhe mua burri me ka ndihmuar pikerisht kur kam punuar dhe une me orar te zgjatur. Kam punuar dhe dy pune rresht, mos me shikoni tani qe rri ne shtepi nga cupa.
Tani me se shumti burri me ndihmon me gatimin se e ka qejf vet, fut rrobat ne lavatrice, gje qe s'ja kerkoj ne fakt, dhe kur une dale me femijet mund te bej ndonje rregullim te vogel nese eshte ne shtepi. Eshte vet njeriu. NUk i them kurre te me ndihmoj. Vetem kur jam pa qejf vet, po. Tani je vetem, por kur te kesh dhe femije do e kesh shume te nevojshme ndihmen e burrit, me beso.


E pakta qe mund te bejne meshkujt, eshte te mos bejne rremuje. Ti vendosin gjerat qe heqin apo perdorin ne vendin e duhur. Dhe kjo eshte goxha ndihme per gruan.


  Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 »
Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.