Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jeni zhgenjyer ndonjehere ne jete?! Dhe nga kush jeni zhgenjyer? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18170)
Ndërsa Altini vazhdonte.
“…Po, ky kolektiv ka kurajon ta shohë në sy të metën,
vështirsinë, apo edhe justifikimin. Dhe kjo bën pjesë
në të përgjithshmen e këtij kolektivi, që din t‘u japë
zgjidhje problemeve, vështirësive e punës. Kjo është
ajo që e dallon ...“
E tërci e vërci. E more Altin, i paske mësuar të veçantën e të përgjithshmen. Ndaj vazhdonke më poshtë me lavdërime për këtë kolektiv luftarak. Ja, paske diçka edhe për më të riun e ofiçinës, Sajmirin, që ka dy muaj që ka filluar punë tek ne, dhe është gjithë energji, siç thua. Posi, prit sa të kthehem unë, se ia tregoj unë energjitë atij Sajmir-lagësit, që s’le njeri pa lagur me zorrën e ujit. Ia tregoj unë kur ta zhvesh fare, siç ia bëra herën e fundit, ku e bëra qull sa doli me brekë derisa iu thanë rrobat e lagura. Kësaj radhe do ta bëj të zhvishet krejt lakuriq. Lëre, po dhe ty Altin gazetari do të bëj të zhvishesh, po të vish në kohën që do të jem unë aty. Horr!… Jo, jo, horra ishin shokët e mi të punës. Ky Altini duhej të ishte horr-horri! Po, po, hipokrit ishte, ndryshe nuk do shkruante këto broçkulla. Për këtë ish përpjekur ky karrierist! Për gënjeshtra me bisht, që s’i hante as bufi!? Veç në mos e takofsha! Ah, …
Nji ta tërhequr gazetën dhe e grisa copa-copa, pa e mbaruar së lexuari deri në fund. I grisa rezultatet dhe emrat e shokëve të mi të punës. I bëra çik-çik preokupimet e horrave dhe qorrave të ofiçinës. I grimcova fjalitë dhe të gjitha fjalët e Altinit. Të gjithë shkrimin ia hodha në plehra. Gjellën e mbetur në pjatë e lashë aty. Oreksi më ishte ndërprerë. S’më shtyhej më lugë poshtë. Gjithshka më ishte neveritur. Dy gëzimet e njëpasnjë-shme më kishin torvullosur e ma kishin hequr oreksin. Gjithshka më dukej e shplarë. Nuk arrija ta kuptoja, se si mund të shkruahej aq dallkaukshe, për kolektivin tonë dallkauk! Përse nuk jepeshin disa fjalë mbi realitetin tonë prej horrash!? Rrofshin horrat, thashë, dhe poshtë horr-horrat!..
***
Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.