Forumi Horizont Gjithsej 88 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Une s'kam per ta kuptuar kurre kete njeri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18290)


Postuar nga kendrevica datë 22 Mars 2011 - 02:01:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne


Kendrevica e lexova edhe e rilexova kete citimin tend, e adhuroj , shkrimin tend, mendimet , por a spo bie disi ne kundershtim me veten duke thene ato ne lidhje me Europen? Un e kuptoj qe maredhenia jone me vendet me te medha,, konkretisht USA & Europa duhet ruajtur, kuptoj dhe lojen qe duhet te ndjeki..po kjo ka tbej me disa hipokrizi te vogla..ate qe the ne lidhje me Francen, e di, se kam qen prezente ketu, menefregizmin qe treguan etj..po duke patur parasysh, dhe nivelin ton ..çdo Popull ka nje kulture te mirefillte..mendo kultura dhe niveli jone do barazpeshohet me boten dhe per minumimi nja 10 vjet?
Si qeveria te jet ne doren e Sales apo kujtdo Floriri tjeter ne do jemi akoma nje popull i destabilizuar, me nje kushtetute te flliqur, korrupsion qe duket sheshit ....etj. Shpresoj e uroj qe ajo qe duam, ai Ndryshim RRENJESOR TE NDODHI SA ME SHPEJT.



Kam nje bindje te rrenjosur thelle se Europa na i ka pasur,na i ka dhe do te na i kete gjithmone me hile ne shqipetareve.Duhet t'ju kujtoje se Europa na coptoi ne vitin 1913 me nje te rene te lapsit.Mbasi mbaroiWW1 me 1919 kjo Eurpe kerkoi perseri te pwerdorte gersheret per Shqiperine.Ishte USA ajo qe ja ndali doren.Mbarimi i WW2 Curcilli perseri kerkonte coptimin e vendit tone,por pengese u be perseri Amerika.Perseri vepri ne kundershtim me aspiratat e popullit tone na la ne lindje ku perjetuam nje gazap te papare per 46 vjet.Iken edhe keto erdhi genocidi serb mbi popullsine shqipetare ne Kosove,ka 1 milion njerez u shperngulen nga trojet e tyre.Europa nuk do ta kishte vrare shume mendjen perpara se te vriteshin nja 1/4 e shqipetareve,ashtu sic beri me Bosnjen me 1991-1995,ku 200 mije njerez u vrane prej serbeve.Ishte shteti Amerikan,por edhe nje burr shteti i madh Toni Bler qe tha se ne do t'ja ndalim doren gjakatare regjimit te Milloshevicit.Mbasi e gjunjezuan Serbine trupat e NATO-s u futen ne Kosove bashke me forcat ruse te cilat nxituan te futen para NATOS,por iken em bishtin ne shale kur NATO ju nderpreu furnizimet me ushqime e H2O.GjateGjate kohes qe UCK-kish vene perpara ushtrite serbe dhe gjithe kriminelet serb nje gjeneral francez i beri nje telefonat komandantit kosovar dhe i tha ndal aty.Dhe UCK apo KL qendroi ne mes te qytetit te Mitrovices.Besoje e kupton se cfare telefonate jallezore ishte ajo e gjeneralit francez,i cili nuk e beri nga koka e vet,por nga Parisi.Te gjithe e dijme se nqse ajo telefonate armiqesore nuk do ishte bere,Kosova nuk do te kish anje problem me veriun esaj.Pra Franca mori pjese ne bombardime,por dy oficere te larte franceze qe punon ne Headquarteri-in qendror Te NATO-s i vune ne dispozicion Milloshevicit serverin me te dhenat dhe me objektivat qe do te bombardoheshin cdo dite ne Serbi.Ose pilotet franceze bombardonin karvanet me traktoret te familjeve kosovareve qe largoheshin drejt Shqiperise duke vrare fatkeqet gra,femije e pleq kosovare.Keta eroplane qe kosovaret i prisnin zme gezim,benin te kunderten bombardonin pozicionet dhe bazat e UCK duke vrare djemt e UCK-s.Edhe persa i perket qendrimit te ketyre shteteve te Europes ti japin status special veriut duke krijuar nje republike serpska edhe ne Kosove.Edhe me shqiptaret ne FYROM apo ne Presheve po i njejti qendrim faqezinjsh.Po qendrimi ndaj Shqiperise dhe problemeve te saja te koheve te fundit ?Disa shtyjne njeren pale te beje marrezira,te mos te pranoje rezultatin e zgjedhjeve,disa te tjere i shtyjne ne marrezi e cmenduri kundershtaret e te pareve.Te gjitha behen si kunderpeshe ndaj USA,keshtu qe kete flamur kundra nesh,(por mbas kuintave),simbas mendimit tim kjo, e mban mikja e vjeter e Serbise dhe te gjithe e dijme se kush eshte ajo.
Persa i perket asaj qe thoni se mos bie ne kundershtim me ato qe them besoje se jo.Pavaresisht se jane partnere rivaliteti eshte i madh.Europianet nuk e duan USA-n,por ajo eshte superfuqi dhe Europa JOOOO!Ne jemi te keqet e vetes sigurisht,por ata qe i shtyjne keto ure percarjeje jane edhe disa shtete Europiane.Serbet dhe greket jane nxitesit e ketyre shtrigave apo grave singra ,sepse qellimi i tyre eshte shkaterrimi i kombit tone.Por mendoje se suksesi i tyre eshte i perkohshem.Ndryshimin duhet ta beje vet populli shqipetar me 8 maj.Saliu ka bere shume gjera gabim,por ka qeverisur me mire se PS ne 8 vjetet e saj ne pushtet.Pra ka pasur ecje perpara.Edhe PS nqse vjen ne pushtetet nuk diskutohet qe do te kete pozitivitet.Le te filloje pra ky ndryshim ne javen e pare te majit .
Flm qe keni lexuar mendimet time modeste.


  Gjithsej 88 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.