Forumi Horizont Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- ndjenja e vetmis ne mes te turmes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8595)


Postuar nga lost_soul datë 30 Tetor 2006 - 08:45:

ka dy ane ketu qe duhen pare, individualizmi dhe turma..

cdo person ka nje individualizem te caktuar, po ashtu cdo turme (apo shoqeri) ka nje qendrim mbi individualizmin e personave perberes ne nje kohe te caktuar..
tani, ne jemi qenie shoqerore dhe mund te mbijetojme vetem ne turme keshtu qe te gjithe jemi pjesetare te turmes duam apo s'duam ta pranojme, gjithsesi ka nje balance qe cdo njeri gjen brenda nje spektri qe eshte nga njera ane te qenurit bageti dhe ana tjeter eshte te qenurit individualist i mirefillte..

jane te njohura besoj fraza te tilla (ne politike sidomos) si "ashtu sikurse edhe...", ose "edhe une bashke me.. mendojme qe..".. keto jane shprehje te theksuara te mungeses se individualizmit. fatkeqsisht shoqeria jone drejtohet nga keto bageti-njerez qe realisht u detyruan te fillojne te mendojne si njerez vetem atehere kur iu dha nje detyre..
nga ana tjeter, individualistet, sic kuptohet jane qeveri me vete. shpesh kjo shprehet edhe me ekscentrizem, kur mendimet dhe sjelljet jane shume larg mesatares se turmes..

ana tjeter e medaljes eshte turma. cdo turme ka nje tolerance te caktuar mbi individualizmin e personave perberes.. psh turma e shqiptareve eshte paksa e ngurte, nje person qe mendon vetem pak ndryshe ose sillet pak ndryshe cilesohet si i rrjedhur, nderkohe qe nje turme psh angleze ka nje tolerance me te madhe ndaj individeve te saj..

qe te vij tek vetmia.. mendoj qe njeriu ndjehet i vetem kur individualizmi i tij e kalon masen qe turma ku ai jeton e toleron. nuk duhet imagjinuar ky individi domosdoshmerisht si ndonje gjeni.. mund te jete edhe ndonje idiot e gjysem, por me individualitet...

kaq iher.


  Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.