Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Semundjet e veshkave dhe aparatit urogjenital (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8648)


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Shtator 2007 - 19:37:

Cod. A09092007

Referoju skemes me siper (Cod. E 08092007)                               Nuk di si perseritet foto 

Spazmolitiket

 

Mjekimi me spazmolitike eshte edhe mjekimi me i vjeter i hidronefrozes.

Medikamenti ipare ka qene papaverina.

Sic duket ne skeme, kanali qe lidh veshken me qesen e ujit nuk eshte nje tub inert(si te thuash nje tub plastik) . Ai eshte i ndertuar nga tre shtrsa muskujsh dhe urina rrjedh neper te ne forme valesh peristaltike. Valet peristaltike jane gulshe lengu. Imagjinoni nje tub llastiku dhe nje sfere qe rreshqet brenda tij duke e zgjeruar. Mbasi kalon sfera... tubi perseri kthehet ne pozicion normal. 

Mendoni nje film me Tomi & Jerry, kur miu futet ne nje tub dhe ecen brenda tij, Kjo eshte imagjinacioni i peristaltikes ( shembell i dhene se pari nga nje prof ne shkolle. Nuk jam une autori)

Keshtu qe sigurohet edhe mbyllja e tubit dhe moslejimi i kthimit mbrapa te urines. Urina nuk rrjedh poshte e detyruar nga pesha e saj. Po te ishte keshtu, kur rrime shtrire ajo do te kthehej prape ne veshke. Eshte pikerisht mbyllja spastike e tubit qe siguron veshken nga permbytja.

Keto spasma (shterngime), nganjehere behen te demshme.

Jane pra, spazmolitiket qe duke liruar muskujt e ureterit lejojne urinen e grumbulluar ne Hydronefroze qe te zbrese poshte drejt qeses se ujit.

DXP


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.