Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga viper datë 20 Maj 2007 - 14:58:

Thumbs up

diabolic urime fratello per poezite shume te bukura lal,

degjo nese ke mundesi doja nje poezi  tradhetie, se shum vajzave ju duket vetja se jan te mencura, po ma bere kete nder, per nje vajze shqiptare 


Postuar nga Katilesha datë 21 Maj 2007 - 17:15:

Qeshje e zbehte

Qesh zbehte e mundohesh
te mos tregosh kur trishtohesh
Nder dhimbje te lindura prej kohesh
qesh zbehte , pastaj lotohesh

Me sy me lot , me qerpike e vetull
vajze e mekur,vetem mbetur
Qare perdite me lot te nxehte
e le dhimbjen dhe qesh zbehte

Dhe pres te qeshesh perseri
largohem nga miqte , afrohem tek ti
E vij ngadale te qeshim te dy
gjithe bota na sheh me lote ne sy

Dhe prape largohesh ngadale ngadale
humb mendjen , hyn ne perralle
Nder dhimbje te lindura mes kohesh
qesh zbehte , pastaj lotohesh


 

ps:  E kam pa lexuar diku neper internet...dhe cuditerisht akoma sot e mbaj mend....


Postuar nga smeagol datë 22 Maj 2007 - 20:52:

pa titull

Ne mund te rrosh,si pule me therime
a si qen,ne plehra duke rremuar
ne mund te mos ankohesh per as nje qime
dhe kur te vjen te qash,ti te kendosh...


Ne mund te durosh zyrtaret e ketij shteti
qe nuk ta varrin po nuk i dhe rryshfet...
dhe kur behesh keq e po te le shendeti
ti prape te thuash "nuk kam nevoje per mjek"


Dhe kur nipit,a mbeses tende qe mban ne prer
ti plak i thinjur si mbret
nuk i blen dot as nje akullore,as nje loder
dhe era lotet ne sy po ti tret


Ne mund te durosh si mali deboren
si luani plagen qe i djeg si furre
ti mos u merzit qe askush nuk ta zgjat doren
duro miku im,duro,SEPSE TI JE BURRE....


THE SHBLSH,portokalli 2007


Postuar nga diabolic datë 25 Maj 2007 - 03:36:

Sot isha ne sottomarina...
Duhet te isha nisur qe ne mengjes me grupin por po vdisja per gjume.
Jo per gje por tensioni i ndeshjes mbreme me solli dhimbjen e kokes.
Ti e di sesa i ndjej une ndeshjet dhe sidomos kur loz Milani.
Keshtu qe andej nga ora 12 pasi u zgjova nga gjumi po behesha gati per tu nisur sepse vapa me ishte qepur pas dhe spo me leshonte.
Ne ora 2 e 05 u nisa dhe arrita atje ne ora 3 e 30 sepse kishte goxha trafik.
Kur vajta ishte mbledhur grupi i gjithe ...
U pendova per nje cast qe nuk u nisa qe ne mengjes por pastaj thash me vete se vatem gjumin nuk mund ta tradhetoja.
Uji ishte fantastik sot,i qete,pak a shume i ngrohte,dhe uji qe ishte e vecante fare ishe ca si i lagesht :p
Pas nje loje futboll me cunat duke u derrmuar nga kembet beme edhe ca zhytje kolektivce si dikur neper aksione vullnetare me synimin kujt ti bejm ca pompa ne uje.
Nejse...se nja dy here ma bene edhe mua po ska problem.
Kur u kthyem isha me Smeagol (A) po degjonim I wish you where here.
Per nje cast e humba...
Ke parasysh kur nuk je as ne qiell dhe as ne tok?
Une ne fakt isha me ty.
Kam pasur shume mall keto dite megjithse ...
Megjithse asgje.
Tani jam ne shtepi duke lexuar nje mesazh tendin qe me thote ...
Nejse vetem une dhe ti e dime...
Mu duk sikur per nje cast u ktheva une mbrapa dhe ti me the-Sdua...
Hém...
Nejse nejse...
E di nuk duhet te shkruaj per ty ketu por ndonjehere e kam te paevitueshme.

Shihemi...


Postuar nga smeagol datë 25 Maj 2007 - 03:48:

pa titull

o burazer......
HALLALL


Postuar nga diabolic datë 29 Maj 2007 - 03:47:

Nuk dua te tregoj diten sot.
Nuk jam ne gjendje te jem i qart per ato qe mund te shkruaj.
Keshtu qe po ja le gjithcka te panjohures.
Ose me sakte kam shkruar diku ku vetem une mund te lexoj me veteveten pa marre gjykimin e askujt.
As gjykimin tend...
Nuk e dua me gjykim tend ,nuk e dua me puthjen tende,fjalen tende,prekjen tende...
Tashme i humba.
Tashme...
Boll ,fola me shume se duhet.

Ika...


Postuar nga Klea07 datë 29 Maj 2007 - 04:00:

per yllin e pashuar Diabolic`A.S

http://www.youtube.com/watch?v=C07uOukxxls


Postuar nga diabolic datë 30 Maj 2007 - 02:11:

100 gram alkol,nuk e di se cfar eshte me duket se eshte jack,nga ai i forti 40% alkol.
Eshte i vjeter me thane ,special,tamam per dike qe do te harroj te kaluaren dhe per te jetuar momentin.
Dolli ,dolli per ...
Te gjithe heshtin askush nuk di cfar te thote ,ndoshta sepse ato 100 gram alkol jane pire disa here me fund per shendet te ketij e atij.
Nje ze i mekur peshperit -nje dolli per dashurine-
Te gjithe e shohim shtrember,pastaj buzeqeshin dhe thone -per hajer i qofte te cmendurit-
100 gram alkol i pire me fund per ke ?
I pire per dashurine e ... , e tjetrit.
Nese jam ketu duke pire, jam se po pi per te harruar dashurine time
Aq shume paskam pire sa e paskam harruar se pas kujt kam qene i dashuruar.
Po pse kam qene ndonjehere i dashuruar une?!
Shume pyetje bej sonte me mire le te vazhdoj te pi.
Nata vazhdon,ndersa une vazhdoj te bisedoj me mikun tim jack ...


Postuar nga diabolic datë 31 Maj 2007 - 02:02:

U lodhen qepallat e mia.
Pesha e kohes i sfiliti duku u kacavjerr mbi qerpik.
U lodhen edhe fjalet e mia .
Buzet pertojn te puthin njera tjetren per te thyer heshtjen.
Tashme po shkoj te shplodhem ne endra.
Endrat nuk munden te me vrasin kurre...




Naten e mire...


Postuar nga smeagol datë 31 Maj 2007 - 03:04:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
U lodhen qepallat e mia.
Pesha e kohes i sfiliti duku u kacavjerr mbi qerpik.
U lodhen edhe fjalet e mia .
Buzet pertojn te puthin njera tjetren per te thyer heshtjen.
Tashme po shkoj te shplodhem ne endra.
Endrat nuk munden te me vrasin kurre...




Naten e mire...




obobobobobbo sa ke ikur


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.