Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Agent Provocateur datë 01 Tetor 2009 - 13:17:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


me fal por nuk jap gjera borxh. zakonisht jam une ai qe marr dhe nuk i kthej me mbrapsh. peace




Sec me kujtove nje ndodhi me kete Ingmetalboy. Kur merr borxh nje liber per ta lexuar. Ai qe e jep eshte njehere idiot e ai qe e kthen eshte dy here...smth like that.


Postuar nga ingmetalboy datë 20 Nëntor 2009 - 11:49:

Duket sikur ekrani i kompiuterit paska dhe nje fuqi tjeter te fshehte mbasi sa here qe ulem para tij per te shkruar dy fjale me fshihen te gjitha mendimet dhe brenda kokes bosh degjohet vetem nje pike uji monotone tek rrezohet poshte. Si duket koka ime paska ndonje te care te pa zbuluar akoma, e cila lejon ajer dhe avuj uji te hyjne brenda dhe mbasi kondesohen per shkak te sasise se limituar, pikojne nje nga nje ne menyre monotone dhe konsistente. Si duket mamaja kishte te drejte kur shpesh verente "ty te ka marre koka ere more djale". Psh cfare lidhje kane keto qe po shkruaj me ate qe po bluaja ne mend me pare nje zot e di, por te pakten keshtu asgje nuk do te duket e cuditshme se sa fakti qe tani po konsideroj kete faqe vertet nje ditar. E pra vertet qe paskam humbur durimin dhe fokusi ka kohe qe nuk me ka vizituar. Me duket sikur tani kam vemendjen e nje kalamani qe ka mbaruar nje kavanoz me karamele krishtlindjesh dhe as ironizimi i te metave te njerzve qe kam rreth e rrotull ka humbur interesin... hahahhaa


Postuar nga Niqua datë 20 Nëntor 2009 - 15:16:

ohh my god


Postuar nga Mon Cherry datë 20 Nëntor 2009 - 23:02:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Me duket sikur tani kam vemendjen e nje kalamani qe ka mbaruar nje kavanoz me karamele krishtlindjesh dhe as ironizimi i te metave te njerzve qe kam rreth e rrotull ka humbur interesin... hahahhaa


Me kishte marr malli te lexoj dicka te shkruar nga ti ingmetalboy. Always simply suprising.


Postuar nga ingmetalboy datë 15 Dhjetor 2009 - 11:09:

"Edhe nje tjeter" ka qene motoja time sot. Ndoshta jo gjithe diten por te pakten kater oret e fundit jam treguar shume i dedikuar, por edhe kjo gje e bukur e paska nje fund. Bukuria e nje mini frigoriferi te mbushur plot me birre eshte dicka elektrizuese ne momente te caktuara. Me beso. Kanacet zbrazen nje nga nje ne menyren me ngazelluese dhe cuditerisht nje deshtim shnderrohet ne nje feste. Ndoshta jam thjesht nje pijanec qe germoj fjale elegante per te pershkruar zakonin tim te padeshiruar ose kam mundur te kap dicka qe vetem mund te shpresoj se mund ta kuptoj neser. Kjo nuk ka te beje fare me pasigurite e mija, as me deshtimet e mija me te cilat shpresoj qe kam arritur nje armepushim. Ndoshta nje dite mund ngelltit krenarine time dhe te kerkoj ndihme diku tjeter larg canaceve prej alumini. Nga ana tjeter besoj se duhet te di perse te kerkoj ndihme dhe tani i kam harruar te gjitha. Pa frike them te gjitha edhe megjithese dje nata me shkundi plotesisht, por tani mund te mendoj vetem per nje tjeter 12 pack of Coorslight (eshte lloj birre e lire ketu ku jam une by the way) dhe per nje tjeter cd te Motorhead ne sfond.
E di e di qe e nesermja do te vije dhe do te pendohem por kush po e can k... sot per te nesermen? Brave new world its my new world.
Yeah Im drunk fuckers stop staring at me like that!


Postuar nga agata datë 15 Dhjetor 2009 - 20:19:

Te pershendes Ingmetalboy

Eshte nje nga te preferuarat e mia...

Motorhead "Ace Of Spades"


Postuar nga ingmetalboy datë 22 Dhjetor 2009 - 14:03:

Sapo zbulova qe birra qenka depressant. Dmth e dija qe te gjitha format e pijeve alkoolike shtojne tendecat depresante, por si duket birra paska gjithashtu nje lloj tjeter alkoholi i cili veproka ndryshe me sistemin tone nervor. Etj etj. Jo se eksperienca ime me ka treguar ndryshe, por te them te drejten nuk e kisha vene re deri me sot. Nuk para qendroj pa i ngaterruar te dyja. Dhe kete me tregoi nje e njohura ime aziatike, me te cilen me perputhen gotat ndonjehere. Gjithashtu nje tjeter miku im amerikan mesoi dicka te re sot pikerisht nga i njejti person.
Ai - Pse vazhdon te flasesh ne shumes?
Ajo - Sepse keshtu jane rregullat e gjuhes me te perhapur ne rruzullin tokesor.
Ai - Me e perhapur ndoshta, por jo me e folura. Megjithese nuk eshte ndonje gje e madhe eshte "bomba atomike" dhe jo "bombat atomike".
Ajo - ... zoti na ruajte nqs e ke me te vertete. Pse valle mendon se gjithmone lexon "Hiroshima DHE Nagasaki".
Ai - ...
Ndonjehere pyes veten cfare e ben kete vend kaq special dhe druhem nga mendimi qe nje dite do te mund te pergjigjem. Ndoshta atehere do te jete koha e duhur per tu kthyer ne atdhe.


Postuar nga Tulipani datë 23 Dhjetor 2009 - 00:33:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Sapo zbulova qe birra qenka depressant. Dmth e dija qe te gjitha format e pijeve alkoolike shtojne tendecat depresante, por si duket birra paska gjithashtu nje lloj tjeter alkoholi i cili veproka ndryshe me sistemin tone nervor. Etj etj. Jo se eksperienca ime me ka treguar ndryshe, por te them te drejten nuk e kisha vene re deri me sot.


Ke pare ti as une se dija por s'jam shume e sigurte per efektin qe thojne mbase se mendoj qe depresioni nuk mund te kuantifikohet prandaj si rrjedhim dhe shkaktaret e tij.

Koincidence dje me qelloi te beja muhabet rreth pijeve dhe pse ska lidhje me kuriozitetin e birres. Eshte vertet cuditese kur llafos me ca njerez qe s'pijne alkol e arsyeja banale eshte qe alkoli ben keq. E ti duke shtrenguar goten tende te dashur i shikon si aliene te rene nga nje planet abstrakt i cfaredoshem e i perplas : Ka ndonje gje ne kete bote qe s'te ben keq po e teprove? Megjithate s'ia del dot te largohesh pa degjuar dhe : sidoqofte nuk kam per te pire kurre ... e kaq me mjafton per ti vene vizen nje njohjeje te rastit qe me stilmulon dhe nje irritim te kushtezuar nga siguria e tepert qe une se duroj dot si fenomen


Postuar nga lezhjani-82 datë 23 Dhjetor 2009 - 00:39:

Edhe un tashi vone e mesova se alkoli eshte depresant dhe me duket e cuditshme.
Ndoshte eshte depresant diten tjeter, mbasi ke pir shum, por ne momentin qe e pin eshte shume i sjellshem.

Gjithashtu, sic thot tulipani ata qe bejne/thone se nuk e pelqejn alkolin, sa per ta shijuar nuk them per tu dehur, me duken ironik ndaj vetvetes se tyre.
Nuk do veproja ne menyra aq drastike sa te mos mbaja me miqesi me ta, por vetem do i lejoja te vazhdonin te jetonin ne boten e tyre te thate...


Postuar nga Tulipani datë 23 Dhjetor 2009 - 00:53:

Mos ki hall se ty s'ta ve vizen jo, pastaj je dhe pijanec ne rregull jemi


S'jemi miq e s'jam aq drastike por tani s'do te tregoj gjithe muhabetin ketu :p


  Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.