Forumi Horizont Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 371 372 373 374 375 376 377 378 379 [380] 381 382 383 384 385 386 387 388 389 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga Jarigas datë 12 Maj 2007 - 13:59:

Re: Re: Re: Re: kontinenti

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti


Jo!
Ti ketu ben arsyetim historik, apo analize fjale?
Kur flet per pellumbin, nga e di ti qe shqiptaret e paskan zbutur pellumbin 2-3 qind vjet me pare? Cfar po flet keshtu?
Asnje shpend nuk zbutet ne te gjithe llojin e tij. Po keshtu dhe asnje kafshe. Ne qoftese zbusim nje ari apo nje ujk, kjo do te thote se i japim atij reflekse te kushtezuara, por jo te gjithe gjinise....vetem njerit keshtu, ose dy, por jo ne te gjithe planetin.
Pellumbi ka qene mik i njeriut mijera e mijera e mijera vjet me pare, kurse ti vendose 200 vjetet.
Kur ke thene; Shqiptaret e kane njohur pellumbin vetem 2-3 qind vjet me pare, kujdes se po ben gabimin tjeter....mohove pellazget...kane folur po kete gjuhe ata qe flasim ne sot, natyrisht me ndryshime dialektore.
Kur ke thene se, duhet te shpjegojme emrat e te gjitha kafsheve vendase, kjo nuk ka lidhje fare me temen.
Pellumbi, eshte nje emer qe nuk e kemi vetem ne, prandaj dhe doli aty me siper si rrjedhoje qe e nxorri vete arsyetimi.

Kur ke thene fjala shqip, per te treguar palacon qe qenka lolo, edhe kjo eshte jashte temes, apo jashte pyetjes qe ka bere Hero.
Ketu nuk po bejme mesime per fjalorin qe te gjejme fjalen shqipe te sotme.
E di mire une qe eshte lolo, por nuk eshte vendi dhe nevoja ta them kete fjale.
Kur ke thene qe ''palo'' s'ka nevoje qe te rrjedhi nga te tjerat dhe me pas ke permendur pjesen ''pa'', po te them se ajo ''palo'' as qe ka lidhje me pjesen ''pa''.
Jo cdo fjale qe fillon me ''pa'' ka lidhje me mohimin.
Ke thene aty qe, ''palo'' do te thote burre pa virtyte etj.
Kush ta kerkoi ty kete gje? A thua se nuk e di kush? Ta thashe dhe me lart, qe ketu nuk eshte qellimi tek fjalori. Kush do fjalor, ai mund te hape volume te tera per kete gje.
Ke thene ''palo = pa''.
Jo dhe jo. Mbi c'baze flet keshtu?
Ke thene se te duket qesharake qe greket te kene marre kete fjale ''palo'' etj.
Greket i dashur kane marre te gjithe gjuhen dhe jo vetem nje fjale.
Kush tha qe ne e paskemi rimarre nga greket kete fjale?

Kur ke thene per plaken dhe pllaken, perseri ke bere gabimin si me lart. Ke ''shpjeguar'' se cdo te thote plake qe qenka nje njeri i vjeter dhe tregon kohen.
Me fal, por ku mendon se je ketu....ne forum francez.
Gjithashtu ke ''shpjeguar'' se cdo te thote pllake. (i njejti gabim)
Kush i barazoi kuptimet e ketyre dy fjaleve?
E perseris...ketu nuk eshte qellim fjalori!
Ketu qellimi eshte prejardhja e fjaleve.
Perpiqu fillimisht te zoterosh konceptin e temes.

Sidoqofte ti vete nuk solle asnje arsyetim te kundert me ate me lart qe permende dhe futjen e ujit.




Pikesepari, kur them se shqiptaret kane zbutur(dhe jo njohur, si thua ti) pellumbin para 2-3 shekujsh,nuk desha te vendos daten historike te zbutjes se tyre.sepse nuk kam asnje prove per te thene nje gje te tille....Desha te nenvizoj se sipas arsyetimit tend,emrin pellumbit pellazget apo iliret qofshin,ja paskan vene pasi e kane zbutur dhe bere mik.Po perpara sete ndodhte kjo gje, si e quanin????
Persa i perket fjales palaço,une dhashe mendimin tim te thjeshte mbi shqiperimin e kesaj fjale,dhe nuk kisha ndermend te jap mesim ty apo ndonje tjetri.Kam gjithmone parasysh se ketu jemi ne temen e fjaleve te harruara shqipe dhe jo italiane,apo ke ndonje kundershtim per kete.

Per sa i perket fjales "palo", dhashe vetem mendimin tim mbi prejrrjedhjen e kesaj fjale, dhe te kujtoj se mendimi im eshte i barazvlefshem me mendimin tend apo te kujtdo deri ne proven e kundert.Te kujtoj, pa dashur te te cys, se asnje nga ne nuk eshte rritur ne kullen e Babelit, per te pasur plotfuqishmerine e vendosjes se origjines te kesaj apo asaj fjale, te kesaj apo asaj gjuhe.Jemi atdhedashes dhe gjuhedashes,perndryshe nuk do te harxhonim kohen ketu me llogje.Pra po perpiqemi te japim ndihmesen tone te thjeshte per rilindjen e shkelqimit te kesaj gjuhe.

Sa per plaken dhe pllaken,bera te njejten gje qe bere edhe ti.U mundova te jap shpjegimin tim mbi rrenjen e ketyre fjaleve, duke kerkuar edhe mendimin tuaj mbi arsyetimin tim.Pike.


  Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 371 372 373 374 375 376 377 378 379 [380] 381 382 383 384 385 386 387 388 389 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.