| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 377 378 379 380 381 382 383 384 385 [386] 387 388 389 390 391 392 393 394 395 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Diku mbaj mend te kem lexuar nje histori per nje grup grash te mbyllura ne nje tynel te cilat lindin jo foshnja por pleq. Pleq me floke te thinjur dhe kellqe qe u dridhen si fletet nen eren e vjeshtes. Pleq qe i tremben drites dhe zhurmes. Roland Gjoza me duket se e ka shkruar, por emri nuk me kujtohet. E cfare rendesi kane emrat? Valle cfare rendesie ka fakti qe pikerisht tani mu kujtua kjo histori?
Fryma ime vesh xhamin e dritares dhe nje kenaqesi gati e frikshme vjen prej faktit qe jam vetem. Poshte degjohen zerat e bashkudhetareve te mi tek pijne skoc dhe luajne letra. Dje isha atje poshte duke humbur lek dhe duke u ndjere mire. Sot jam ketu duke pare nga dritarja dhe duke menduar per gra qe lindin pleq dhe duke u kenaqur me vetmine. Here pas here me vjen dhe ti ne mendje dhe vetem mbas nje frymemarjeje behet i pamundur cdo lloj shpjegimi i arsyeshem i ndjesise qe me pushton. Eshte nje lloj perzjerjeje, nje lloj kokteli qe me habit prej pamundesise per tu shpjeguar. Gjenden atje copeza kenaqesie, trishtimi, turpi, dorezimi, epshi dhe zemerimi te perzjera ne masa te ndryshme ne momente te ndryshme. Gati gati nje lloj labirinthi i cuditshem i ndertuar kimikisht diku brenda meje. Pune e perkryer maestro!
Duket qe jam i turbullt edhe ne mendime. Ne ndjenja... oh nje zot e di. Ndoshta me vone do te mund te kuptoj me qarte se perse thjesht kerkoj te kuptoj dhe jo te ndryshoj kete lloj ndjesie pushtuese. E cuditshme qe deri tani nuk me kishte ardhur ne mendje ideja per te bere dicka per te ndryshuar kete fakt. Pse duket sikur gjej prehje ne kete lloj arsyetimi gjysem te cmendur? Valle nuk eshte mjaft qe mendoj per gra qe lindin pleq, por duhet te zhytem ne komplekse te tilla irituese?
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 377 378 379 380 381 382 383 384 385 [386] 387 388 389 390 391 392 393 394 395 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.