| Forumi Horizont | Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- njeriu i dashuruar dhe i denuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12499)
sonte duket gjithcka bosh pa ty
madje dhe hena e ka humbur shkelqimin e saj
edhe pse nuk jam vetem
me mungon ti....!
ku je sot?
mos valle ke ikur ne harresen e pafundme
apo ndoshta ke ikur per te me lene vetem
edhe sot....?
Prane meje nuk je me fizik
por imazhi yt
eshte tek une gjithmone
e di...kam nevoj per ty.
Ne kete bote te eger
kam nevoj per mbrojtjen tende
ne kete pafundesi ndjenjash
kam nevoj vetem per dashurine tende.
Po te kerkoj kudo...
perse nuk me shfaqesh
e te me verbosh me syte e tu,plot magji
me bej te ndihem edhe nje here i lumtur
Me bej te ndjej edhe nje here
kenaqsine prane teje
te lutem mu shfaq
edhe sikur te ishte e fundit here
Eja afrohu tek une
dhe me bej te mendoj se ne kete bote te eger
ja vlen te jetosh...
kur ti je me mua.
| Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.