Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Adhuruesit e gjakut.....por jo te Zotit! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13007)
Postuar nga Girl-Power datë 25 Prill 2007 - 01:26:
feja me e mire eshte besimi ne vetevete
Citim:
Po citoj ato që tha walker
Cilit Zot i besojne amerikanet? Thuhet se jane te krishtere. Por une mendoj se ata bashke me vendet e tjera perendimore qe jane te "krishtere" i besojne Drakules e jo Zotit. Ne nje emision ne kanalin shteteror grek kam pare rreth 3 ore emision per lufterat qe kane shkaktuar keta gjakderdhes ne lindjen e mesme. Femije te vrare,gra shtatezena,pleq,e shume burra te masakruar. Me ka bere shume pershtypje kur pashe fragmente nga lufta ne Libi. Nje masaker e llahtarshme. Cilit Zot pra i besojne keta gjakderdhes te pameshirshem qe me bombat e tyre shfarosen gjithe ate popullate te pafajshme? Nuk kam fjale te pershkruaj cfare pashe ne ate emision. Edhe sa gjak duhet te derdhet akoma qe te hapen dyert e parajses per keta "te krishtere"?
Pershendetje Walker!
Edhe une kam pare plot programe ne TV ku jepeshin shume pamje rrenqethese nga luftra te ndryeshme por ben gabim t'i bashkangjisesh ato fese sepse asnje fe, myslimane apo e krishtere qofte ajo konkretisht asnjera nuk e perkrah luften por e denon.Eshte tjeter pune ajo pastaj se si njerezit e interpretojne dhe e shfrytezojne fene per qellime politike!Kjo eshte mese normale duke qene se edhe feja eshte nje parti me vete por qe bashkon njerez me me shume ndryshime ndermjet tyre.
Ben gabim per mendimin tim kur thua se amerikanet e perendimoret meqe vriskan etj jane adhurues te drakules(eshte legjende sa per dijeni);te thuash vetem kaq do te thote t'i japesh nje shpjegim te shkurter e qe bie dakort me mendimet qe ke pasur qe me pare per keta njerez e te mos shohesh pertej.Tani per tani Amerika e shtete te tjera te pasura jane me te fuqishmit ne bote e duke qene se ligjet e drejtesia behen e vihen gjithmone ne favor e ne emer te te forteve mos u habit shume se si po shkojne punet.
Per mendimin tim krimet e vrasjet nuk kane fe!
Pastaj edhe nese nje njeri eshte fetar kjo s'do te thote qe ky njeri s'paska instiktet e vrasjeve e te te berit keq: ne fund te fundit vrasja eshte vec nje perkthim i asaj ndjenje per mbijetese qe ka njeriu e cdo kafshe tjeter ne ADN.
Gjithe luftrat Walker behen ne emer te mbijeteses, pastaj emrat qe mund t'i vene luftrave jane vec trillime per te bashkuar sa me shume pjesemarres.Edhe gjithe luftrat qe kane bere te krishteret (por edhe myslimanet) qe ne lashtesi por edhe sot e kesaj dite behen ne emer te Zotit por ne te vertete mbrapa qendrojne te tjera interesa;fete kur i perkrahin publikisht eshte sepse duke qene se drejtohen nga njerezit shperfytyrohen, sepse keta njerez shohin tek lufta nje menyre imponimi te dhunshem te fese kur rruga e paqes nuk ka gjetur sukses.
Personalisht mendoj se feja eshte dicka personale per secilin njeri, e nuk mund ta ndiejme te gjithe ne te njejten menyre sepse nuk jemi njesoj por nese ajo eshte e dobishme per te na bere me te forte e te na nxjerre anet tona me te mira nuk ka asnje arsye pse te bejme dallime kjo apo ajo fe eshte me e mira apo me e keqe.E rendesishme eshte qe ne jete te mos i besh keq njeriu(por edhe te mos lejosh qe te te bejne keq ty
).