Forumi Horizont Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Dyshimet e Nene Terezes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14374)


Postuar nga erzeni_be datë 19 Tetor 2007 - 01:41:

Do te ishte mire , dhe ashtu do ta bejme nese ky debati jone ngjall interes, te hapnim nje teme posaçerisht per kete debat, por po te pergjigjem edhe kesaj radhe.

Do te mundohem t'i pergjigjem dhe Jarigas.

 

Zoti eshte Ai qe din e posedon gjitçka, eshte dhe shume i meshirshem.

Po marr vetem dy aspekte te Tij. Ai eshte qe na ka krijuar neve dhe gjithçka edhe pse te gjithçkaja ka gjera qe krijohen natyrshem... por jo vetevetiu.

Ai e krijoje njeriun kur asesi s'kishte nevoje per te, nga dija e Tij e pajisi me llogjiken e nga meshira e Tij e udhezoi  dhe udhezimi i Tij s'mund te jete ndryshe vetem se i llogjikshem , se ndryshe poseduesi i llogjikes s'do te ta kuptonte ate udhezim.

Qe ke ikur nga ata deshmitaret e Jehovait, s'ke bere gje tjeter vetem se diçka te llogjikshme sepse ne te ke konstatuar gjera te pallogjikshme.

Qe te vij aty ku desha dhe duhet te dilnin te vobektesia qe karakterizon boten apo edhe te gjendja kaotike e saj.

Kur Krijuesi e ka ndaluar diçka, sado absurde dhe e pakuptimte te ngjaje ajo, Ai e ka bere per te miren dhe lehtesine e poseduesit te llogjikes, njeriut, jo se i del mangut diçka Atij   eshte ekzaktesisht e njejta gje kur Ai e ka urdheruar diçka, e ka bere ate per te miren e poseduesit te llogjikes, njeriut,  jo se i ka dal teper ajo apo ka ndonje interres me te.

 

Konkretisht do te marr vetem disa shembuj shume evidente.

Ai  psh e ka ndaluar kamaten e çdo lloj formen qofte edhe interrsin bankar. Pse Ai e ka bere kete, se po i mbarohen te hollat Atij! JO

Kamata e çdo lloj forme ka pasoja te medha katastrofike edhe pse ato zhvillohen ngadale. Eksperiencen e paten ne Shqiperi qe gati desh u vrame vella me vella , shkuam 10  deri 20 vjet prapa dhe pati pasoja te renda ekonomike per shume nga ne.

Interresi bankar s'eshte me i paket ne kete drejtim. Ai sherben per te pasuruar te pasurin e vareferuar te varfrin. Ndikimi i tij te ai femiu pre e skifterit eshte i drejteperdrejte.

Do te thuash ti, sikur qe tha Jarigas, e po mire e nese s'do te ekzistonte kamata s'eshte e thene se s'do te ekzistonte as vobektesia. Eshte e vertete qe ajo s'do te zhdukej teresisht  por permasat e saj do te ishin shume me te vogla. Por prape se prape i Gjithedijshmi ka urdheruar e ndaluar shume gjera te tjera.

Ps Ai e ka bere detyrim per poseduesin e llogjikes, qe te jape nga pasurija e tij jo te konkuroje ne materializem. 2.5 % te asaj qe i mbetet poseduesit te llogjikes ne fund te vitit pasi te kete plotesuar nevojat e tij jetike te nje niveli mesatar.

Sikur ky poseduesi i llogjikes t'i zbatonte keshillat e Tij te llogjikshme te jeshe i sigurte se bota do te ishte krejt ndryshe.

Ai e ka ndaluar psh vrasjen , e nese aksidentalisht ajo ndodh ka urdheruar te demshperblehet viktima. Kurse poseduesi i llogjikes, secili sipas pas mundesive te tij, po konkurrojne ne kete fushe....

 

 

Evidenca te tilla , mund te rendisja me qindra  dhe te gjitha do te konsitonin ne ate se sa me shume njeriu t'i largohet udhezimeve te TIJ aq me te renda do te jene pasojat.

Pra nuk eshte se AI eshte i padrejte e mizor, po e perseris edhe nje here (o Zot me fal) qe po bej nje krahasim te tille por jane thjeshte pasoja te natyrshme te reagimeve tona.

 

Per te shpjeguar edhe Jarigas qe me vjen keq qe paragjykon gjerat , sepse ai paragjykimi eshte shume i keq, pengon te shohesh realitetin.

Sa per femiun qe vdes ne djep apo me heret apo me vone, s'ka asgje te jashtezakonshme  ne kete mes. Vdekja eshte çeshtje natyrshme  te gjitheve, kerkush s'ka shpetim prej saj, e kerkush s'e din kohen e saj.

Sa per ate se nga kalon rruga e TIJ, i nderuar rruga e Tij kalon gjithmone prane pane njeriut qe ai ta kete sa me te lehte udhetimin.

Rruga e TIJ kaloi nga Ademi/Adami dhe bashkeshortja e tij Heva/Eva  edhe pse ishin vetem 2 .

Rruga e TIJ kaloi nga Nuhu/Noah , rruga e TIJ kaloi nga Ibrahimi/Abrahami , rruga e TIJ kaloi nga Isai/Jezusi, rruga e Tij kaloi nga dhe Muhammedi.

Po ta shohesh me hollesi e vemendje si dhe me llogjike do te konstatosh se rruga e TIJ ka qene e njejte ne te gjitha kohrat, edhe pse devijimet e saj jane te shumta. Bile kjo eshte edhe arsyeja qe te trija fete hyjnore ngjajne , s'kish si te ishte ndryshe perderisa ato vijne nga i njejti Burim.

Fabrikuesi i pajisjes eshte njeri dhe si i tille s'mund te jete absolut e i gjithdijshem keshtu qe perveç doracakut te perdorimit te furnizon edhe sherbim riparimi ndersa Krijuesi jone  eshte i persosur dhe i gjithedijshem, dhe sherbimin e riparimit ta ka furnizuar te Doracaku i Perdorimit

 

 

 

 

 

 

 

 

 


  Gjithsej 60 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.