Forumi Horizont Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Cila eshte mosha e pershtatshme per tu bere nene dhe pse? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16677)


Postuar nga kotka datë 26 Dhjetor 2008 - 21:55:

Citim:
Po citoj ato që tha SEXI


Aahhh...mik.Per mua eshte sikur kam rilindur edhe pse jam 25-vjeç.
Mosha e pershtatshme per mua eshte 23-28.Po kalove me larte ske me nerva per te rritur nje bebe...



Ketu e kisha fjalen edhe une sexi.

Se une kam shoqe qe jane shume te plotesuara ne kariere sic pretendon Amori im e dashur dhe shume vajza te tjera te reja te gjenerates se re dhe mbas te 30-ve menduan te beheshin nena duke punuar nga pak sic thote Amori, por prape jane ankuar dhe jane bere pishman qe nuk e bene me pare, se nervat dhe energjite nuk jane njelloj si 25 vjece edhe kur je 35 vjet e me lart.

Amor jo te gjithe mbarojne mjekesine si ty, qe kerkon shume vite.

Mund te ecesh shume mire ne kariere edhe ne real estate business, marketing, managment, communication, engineeering etj etj

Sa per neve lere mos e pyet fare, please as mos mi kujto se me zene mornicat kur i kujtoj. I hypja kamioneve me vrap se te prisje autobuzin arrije mbasdite, qe te arrija ne cerdhe ne kohe qe tu jepja femijve per te pire, se nuk doja tua nderprisja qumeshtin e gjirit, dhe me behej fustani qull nga qumeshti. Lere pastaj ato penicilinat dhe streptomicinat qe cpoheshin foshnjat qe tremuajshe.

Megjithate nuk jam bere pishman qe u bera nene inxhinjere ne moshen 25 vjece.


  Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.