Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)
Ne me lejohet te hedh edhe nje artikull tjeter nga "Albanistani yne" mbi kete teme, se thuajse i kisha harruar fare.
Shqipëri + Kosovë
Shpërbërja e Maqedonisë
Shqipëria e Madhe, apo natyrale, apo etnike
Siç e thamë edhe më lart në një shkrim, (më duket atë „78 % ÷ 22 %“), Kosova akoma nuk është një shtet i pavarur me të gjitha të drejtat në Kombet e Bashkuara, si Shqipëria, si shtetet e tjera. Pra, nga ana e Shqipërisë akoma nuk mund të bëhet një gjë zyrtare në drejtim të bashkimit me Kosovën, problem ky të cilin mbi 90% e shqiptarve të Kosovës nuk e kanë kuptuar ose nuk duan ta kuptojnë. Po kështu edhe nga ana e shtetit kosovar as mund të imagjinohet një ide e tillë në këtë periudhë. Por, edhe po ta marrim sikur Kosova u bë së fundi një shtet me të drejta të plota në OKB dhe i njohur nga të gjitha shtetet e botës, përsëri çështja e bashkimit të saj me Shqipërisë do ngrejë problemet më tej, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë; -pa llogaritur për një moment pakicat e tjera jo shqiptare të Kosovës, të cilat në rast bashkimi Kos.-Shq. duhet të japin votimin e tyre.
Edhe pa e llogaritur këtë bashkim, problemi i statutit të ardhëm të shqiptarve të Maqedonisë ka dalë në shesh, më pak ai i atyre në Mal të Zit apo në Greqi. Kjo është thënë dhe thuhet me zë të ulët, kjo dihet nga të gjithë, por nuk shtrohet akoma si program, aq më pak zyrtar.Pra lihet të kuptohet që një bashkim i Shqipërisë dhe Kosovës do bëjë një shtet shqiptar më të fortë, gjë që do ngrejë pastaj më lehtë problemin e shqiptarve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë, -edhe shumë zëra nacionalistësh (apo patriotësh ti quajmë, po të duan) nuk thonë më shumë në faqe interneti dhe broshura të tyre. Kjo d.t.th. që këto shtete të tjera si Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia po pregatiten të konfrontohen me këtë shtet shqiptar të fortë të së ardhmes. Dhe pse të themi : po pregatiten! Ato kanë kohë që janë të pregatitura, por për këtë do bëjmë fjalë më poshtë.
Në rastin e këtij bashkimi, thonë këto zëra nacionalistësh shqiptarë, Shqipëria do jetë më e fortë se ka dhe Kosovën, kështu që do të dij ti përballojë më partnerisht, më barazisht, më pa frikë këto shtete përreth. Pra, sipas këtyre zërave, mjafton një shtet (administratë) më i madh dhe vend (tokë, land) më e madhe, si dhe popullsi më e madhe nën një shtet, dhe këto faktorë janë të mjaftueshëm të përballosh shtete të tjerë. Në shumë hollësira, nacionalistët shqiptarë nuk hyjnë, sepse sapo të hyjnë në hollësira, ata do ta kuptojnë se petullat nuk bëhen me ujë, do ta kuptojnë se një zhvillim teknik-industrial dhe përfaqsim dipllomatik ndërkombëtar janë shpesh faktorë më të fortë nga ato të sipërfaqes, numrit të popullsisë dhe madhësisë së administratës. Këto zëra pa brumë mendimi të patriotëve-nacionalistë shqiptarë i kanë pasqyruar edhe të tjerë, gazetarë dhe analistë, p.sh. Kastriot Myftaraj, i cili përmend në rastin e bashkimit Shq.-Kos. numrin më të madh që do ketë ky shtet i të ardhmes të njerëzve me kombësi të tjera, një faktor ky më destabilizues për këtë shtet; apo dje p.sh. (Di.13.12.2012) një shkrim i Mentor Kikia-s tek gazeta Start bënte fjalë për këtë problem, duke treguar se si këto administrata të korruptuara shqiptare nuk kanë si të jenë faktor stabilizimi të këtij shteti të bashkuar apo dhe për rajonin. Pra, nuk ka nevojë të zgjatemi në këto tema që i di çdo nxënës shkolle, ato se një zhvillim teknik, kulturor, ideor, social-ekonomik, etj. i shqiptarve në të gjitha trevat ku banojnë, sjell vetvetiu afrimin dhe bashkimin e tyre nën një administratë, vetkuptohet më me pak korrupsion, më transparente dhe më të vogël se ato të marra bashkë. E kushedi, ky bashkim admini-strativ ndoshta edhe nuk do të ndjehet aq i nevojshëm në të ardhmen, kjo do varet nga faktorët e zhvillimit të gjithanshëm dhe evolimit të marrdhënieve shoqërore si ndër shq. ashtu dhe në popujt përreth. Pra, nuk ka pse të zgjatemi në kushtet akoma të dobta të brendëshme të shqiptarve, të cilat ndikojnë për momentin akoma negativisht në këtë bashkim. Kjo shihet dhe dihet. (vazhdon art.2)
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit » Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.