| Forumi Horizont | Gjithsej 572 faqe: « E parë ... « 385 386 387 388 389 390 391 392 393 [394] 395 396 397 398 399 400 401 402 403 » ... E fundit » Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)
Ja festa mbaroi
po ne nuk merzitemi aspak
le te kaloje koha mbi ne
le te ikin vitet larg
Ne nuk na behet vone
ne Kohen do e sfidojme
ne do vazhdojme jeten tone
dhe te gezuar do festojme
do pijme e do qeshim
do tallemi me vitet qe ikin
dhe Kohen do perqeshim
Do qeshim me Kohen
me kete shtrige plake
do i perqeshim vitet
qe do ikin varg
Se neve nuk do ndryshojme aspak
sa do qe Koha te perpiqet
ne do e mposhtim Kohen
ne do i sfidojme vitet
Ne te rinj do ngelim gjithmone
se ne nuk pyesim per Kohen
Ne do vazhdojme te festojme
dhe do bejme qejfin tone.
Dhe Koha me ne fund
do iki e zemeruar
qe ne nuk na mposhti dot
me te do qeshim ne te gezuar
dhe do ngrme dolli
per fitoren tone te shenjte
koha do na shohe me zili
por ne nuk do ja kemi ngene
Por do vazhdojme te festojme
per Kohen nuk do na behet vone
dhe per vitet qe ikin larg
nuk do na behet vone aspak
Dhe Koha do haje thonjte nga inati
qe me ne luften e humbi
Dhe ne do e veshtrojme me tallje
dhe kurre nuk do t`i kerkojme falje.
Dhe do vazhdojme te ngreme dolli
"Per Rinine tone ne Perjetesi"
Plloshtani faleminderit per urimin.Rrofsh se bjeshket e Kosoves.
| Gjithsej 572 faqe: « E parë ... « 385 386 387 388 389 390 391 392 393 [394] 395 396 397 398 399 400 401 402 403 » ... E fundit » Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.