Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 387 388 389 390 391 392 393 394 395 [396] 397 398 399 400 401 402 403 404 405 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Balerina datë 03 Maj 2008 - 19:36:

Citim:
Po citoj ato që tha daedal


Vertete qe nderhyrja ime te pakten ishte per humor..pavarsisht mendimit qe une kam per idhujt dhe idhujtarine.
sidoqofte meqe replika jote hyri ne kete zone nuk mund te rri pa te thene qe extremizmi dhe fetishismi qe perdor porkundrejt idhullit tend, nuk duhet te sherbeje si forme krahasuese dhe fetishizuese per antaret e tjere ne forum. Me ndje qe po ta them po eshte tejet pornografike paralelizmi qe ben zj balerina.
Se kush jemi ne dhe idhulli yt e tregojne dimensionet reale ne jete dhe jo ky debat forumi.
mua psh me lind e drejta te mendoj se disa tipa perdorin katapultime te tilla jo thjeshte per te lartesuar idhujt, por per te "ngritur" ne fakt veten e tyre ne majen e zenithit te cilin "idhull arritesi" eshte ne fakt vetja e atij qe perdor sofizmin ne sinkron dhe gati-barazi me madheshtine e idhullit.

Ekzistent ose jo, idhulli yt mund te jete plotesisht i vertete, ashtu sic nuk ke te drejte ta vesh ne diskutim madheshtine e te gjithe member-ve ne forum...qe meund te jete 100 here me e larte se e idhullit tuaj...ose me e ulet kuptohet.
ide ime me pak fjale ishte pak a shume kujdesi qe ndjesite e tua te mos jene ide dhe deklarata qe drejt apo terthor fyejne te tjeret. kur te permenda gishtat e kembes, e kisha ne fakt pikerisht te kulmi i ekstazes se mendimet tend krahasues dhe fetishist njekohesisht. patjeter qe divulgimin ne kete rast nuk e shfajson fakti qe kjo fjali e perdorur rendom nuk ka autoresine tende dhe qe perdoret rendom nga shtresa te ulta njerezzish (ne sensin logjik)
Tung



Nuk e di nga t'ia filloj.
E para punes, qe te arrije dikush aty ku ka arritur idhulli im duhet kohe, duhet perkushtim, duhet dhe moshe. Pergjigja juaj qe jane paralelizma "pornografike" eshte komplet pa baze dhe teresisht e gabuar. Me ler te te kujtoj qe teorite e Freud jane vertetuar te gabuara, keshtu mos e lidh cdo gje me seksin dhe pornografine, se eshte e peshtire te flasesh ne ate menyre, por gjithsesi ti tregon limitet e horizontit tend.
Po ta kujtoj dhe dicka tjeter...nuk e shkruajta letren per ju qe te vleresoni nese idhulli eshte ekzistent apo jo. Nese mendon se dyshimi te ben te tingellosh me inteligjent, gabohesh. Nese ty te duket ekstremizem apo fetishizem qe ekziston nje njeri qe mund te frymezoje njerez per ndryshime ne me mire, atehere me vjen keq qe nuk paske takuar njerez te denje per ndere te tilla, aspak fetishizme.
Interestante shprehja "me lind e drejta." Me te vertete qe me beri te qesh kur e lexova, mbase jam gabim (e kush jam une te korrigjoj dike qe perdor fjale si "katapultime" dhe "fetishizem?") por e drejta nuk lind, e drejta ose eshte ose nuk eshte. Ti ke te drejten te mendosh c'te duash, edhe njehere, letra nuk ishte shkruar as per ty, as per komentet e tua.
Mendoke shume lart per veten tende, meqe qenke ofenduar qe te paskam thene qe nuk mundesh t'ia arrish idhullit as tek gishti i kembes. Te thashe, krahas kohes dhe moshes, duhet perkushtim i hekurt te arrish atje ku ka arritur ai idhull. Dhe pervec ketyre, duhet modesti, ajo qe i shton madheshtine nje njeriu te tille, po shoh se ty te mungoka shume modestia.
Sa per shprehjen popullore "nuk i vjen tek gishti i kembes" me duket shume qesharake qe te shkruash qe perdoret nga shtresa te uleta. Cfare qenke ti zotrote qe nuk perdorke shprehje frazeologjike shqiptare? Diku pata lexuar qe e konsideroje te madhin Kadri Roshin, te madh. Tani ti do te thuash ne menyre indirekte qe ai ishte shtrese e ulet? Jo per gje, por sa here e degjoja Kadri Roshin te fliste, gjithmone do te perdorte nga nje shprehje frazeologjike.

Apo mendove me te vertete qe une po perpiqesha te ngrija veten me ate leter qe nuk te ishte drejtuar ty? Nuk e di, mbase ti do ta beje ate gje, por thjeshte te qenurit rreth njerezish aq te medhenj e ben njerine me modest, jo ashtu si the ti. Me vjen keq, shume....


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 387 388 389 390 391 392 393 394 395 [396] 397 398 399 400 401 402 403 404 405 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.