Forumi Horizont Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 388 389 390 391 392 393 394 395 396 [397] 398 399 400 401 402 403 404 405 406 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga ishpeshtimi datë 14 Maj 2007 - 19:40:

Egziston gje ne Internet Fjalori i Shqipes?

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Pergjigjet dhe analizat e tua bere disa fjaleve per mua jane si zgjidhjet qe i kenaqin dy anet e nje ekuacioni.Te panjohurat gjejne nje zgjidhje te drejte.Analiza qe i bene fjales nula eshte nje gjetje e bukur nga ana juaj.Bravo!(te lumte).

Sot po shkoja diku,ne nje adrese dhe duke ecur rruges m'u kujtua togefjaleshi tej e perketej i perdorur nga pleqte dikur.Ky togfjalesh ka kuptimin balle per balle. Togefjaleshi m'u kujtua,sepse edhe adresa qe une shkova ishte perballe nje objekti te rendesishem te ndare nga nje rruge midis tyre.

Kam degjuar nga disa moshatare qe thoneaske rene ne dushken(e me pika siper).Ata duan te thone me ironi qe na qenke bere merak shume,a je shqetesuar per dike, gje qe cila nenkupton nje fare menyre fallse te paraqitjes se dikujt.

koles (e me dy pika siper).Keshtu quanin te vjetrit kallain.

petavra quheshin sia derrasa te gjata gjer ne 2m dhe te ngushta rreth 10cm.Keto vendoseshin mbi mahite,ose qeprat e nje catie dhe mbi to vendoseshin tjegullat.

mahi quheshim ato drure cilindrik,te cilet i jepnin formen e prizmit cative te kohes se vjeter.

kumter quhej ai person i cili qethte nje femije,kryesisht ishte djale i nje familjeje tjeter pa lidhje gjaku.Une do ta quaja kumbare.Ne vitet e hereshme lidheshin miqesira te tilla.Zakonisht thuhej per te tilla lidhje qe ata kane gershere me njeri tjetrin.

burazar me hajmali quheshin dy djem qe familjet e tyre i benin si vellezer dhe ata ashtu silleshin me njeri tjetrin.Kjo ishte si nje fare lidhje bese midis tyre.Hajmalia ishte nje lloj dokumenti qe vertetonte kete lloj lidhje.Besoj kete e bente ndonje hoxhe.

Sate,sata keshtu i quanin ne pergjithesi autobuset pleqte e vjeter.Me kujtohen gjyshet e mia kur pyesnin njera tjetren.Me cfare erdhe a te keqen.Me sat nga Vlora ne Skele i pergjigjej tjetra.Autobuset urban atehere shkonin nga Vlora gjer ne Skele ,jo me tutje.

Pres komente



Dua te di nese egziston ne Internet Fjalori shqip-shqip. Nese dikush e di,ju lutem ta shkruaje si quhet webi.
Ne kete menyre kursehet edhe koha e shkruesve dhe kenduesve ne gjetjen e spjegimit te fjaleve si p.sh. mahi,burazar me hajmali,kumter,SATA,petaver etj.


  Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 388 389 390 391 392 393 394 395 396 [397] 398 399 400 401 402 403 404 405 406 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.