Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 388 389 390 391 392 393 394 395 396 [397] 398 399 400 401 402 403 404 405 406 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Janar 2010 - 12:04:

Variante te ndryshme per te njejten histori. Te pakten shpresoj qe ishte e njejta histori mbasi ku i dihet. Ka patur plot raste qe me eshte dukur sikur ligjet e fizikes jane shtremberuar s'di se si dhe ne te dy megjithese prane, po perjetonim eksperienca te ndryshme te cilat po ti shohesh holle holle duket si histori me vete. Shetitje buze detit me veshtrimet qe treten diku ne horizont dhe largim nga shtepija jote dhe kerkim me sy per te gjetur nje vend per te bere seks. Gjeje kush ishte dimensioni im? Veshtrime te gjata ne shpirt dhe kohe per te dremitur mes gjokseve tende. Kjo eshte e lehte besoj. Hey kishte raste qe me hapeshin syte dhe mua.
Dhe ti flisje dhe flisje kur une pija cigare ne tarracen e apartamentit tim. Pastaj putheshim dhe nata behej serisht e qete. Mbasi mbaronim se puthuri filloje dhe flisje serisht mundesisht per tu ankuar ndaj shijes se duhanit qe nuk te pelqente hic. Cuditerisht aman nuk me acaroje nervat, por perkundrazi. Kishte raste qe edhe te degjoja se cfare thoshe, por kjo kuptohet qe ndodhte rralle dhe per pak kohe.
Tani eshte goxha qetesi ne apartamentin tim apo thjesht kete nate nuk kam ke te puth. Te puth dhe te degjoj te ankohet per shijen e duhanit dhe te thyeje qetesine e dhomes sime pa me acaruar nervat... mundesisht.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 388 389 390 391 392 393 394 395 396 [397] 398 399 400 401 402 403 404 405 406 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.