Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)
Postuar nga IQVLORA datë 14 Maj 2007 - 21:17:
Re: Re: I nderuar Konte
Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas
Mendoj se tej e pertej, perdoret jo si balla per balle(ky togfjelesh ka per sinonime:fytyre me fytyre,faqe m'faqe, ballazi,etj), por ne kuptimin e: nga nje krah ne tjetrin apo nga nje faqe ne tjetren duke kaluar neper midis( e kaloi plumbi tej e pertej,i ra detit tej e pertej, etj).Kurse 'tej e perketej? ka kuptimin vajtje -ardhje,shku e ardh,tutje -tehu( i ra vendit tej e perketej, i ra malit tej e perketej, etj)....
Dushken eshte e para here qe e degjoj(lexoj), mos perdoret ne kuptimin :'ma .te paska rene qielli ne koke,mor trim..?'...
Koles po ashtu eshte hera e pare qe e ndiej...Ndoshta ka lidhje me fjalen italisht 'colla(kolla)' qe do te thote ngjitese, duke patur parasysh se kallai perdoret me shume per te ngjitur...
Petavrave ne i themi patavra , me te njejtin kuptim...
Sa per mahi-te, falemnderit, se me mesove nje gje te re....
Kumter besoj se vjen nga kumbare, me te njejtin kuptim qe e perdorin italianet...Duke bere vetem dallimin e fese....Kush qethte floket ishte mysliman, kumbari ishte ai qe pagezonte ne kishe, pra i krishtere....
Nga anet e mia, kush priste floket quhej nun, dhe ne pergjithesi nuk ishte i familjes, pra sherbente si lidhje miqesie midis dy fisesh...
Burazar mos eshte ai qe quhet 'vellam'?
Remih ne e perdorim per 'gerrmoj'.....
Faleminderit qe je bere pjese e ketyre diskutimeve interesante.Pra, paska djem e vajza qe ju interesojne fjalet e vjetra te gjuhes sone ,e cila eshte shume e pasur dhe e bukur.Ne flasim gjuhe te ndryshme te botes,por kur behemi dy shqiptare bashke ja nisim te flasim te emblen gjuhe, qe na i kane mesuar nenat tona.Kur na degjojne te tjeret ju pelqen tingellimi i saj.E kam thene edhe njehere tjeter ketu ne forum;dy te huaja kur degjuan bashkbisedimin e dy grave shqiptare pyeten:Cfare gjuhe jeni duke folur?Albanian iu pergjegjen.Ne veshet tane tingellon tamam si melodi muzikore. Juve mor djem e vajza ju bie per detyre qe t'i gjeni,t'i mblidhni dhe te beni studime, qe ajo mos te mbushet me fajale te huaja te panevojeshme.Degjoja nje dite nje konkurs te dy shkollave ne TVe Kosoves.Nje vajze zgjodhi nje numer per t'ju pergjigjur nje pyetje.Pyetja ishte si quhen kafshet, qe ushqehen me mish?Mishngrenes iu pergjigj vajza shume drejt ne shqip.Jo i tha drejtuesja e konkursit nje qorre me syze,quhen carnivor duke e quajtur gabim pergjigjen.Me i habiteshm ishte qendrimi i tri zonjave te jurise.Ketyre idjoteve ju pelqeka me shume te thuhet ne latinisht.Le pastaj drejtues emisionesh televizive,gazetare apo spikera qe e kane bastarduar gjuhen tone.Persa u perket politikaneve,ata nuk i llogarise fare jane funderrinat e perdorimit te gjuhes sone.
Jarigas me sa di une jane dy fjalor te gjuhes shqipe;njeri i botuar vite me pare i mbeshtetur kryesisht tek toskerishtja dhe tjetri ne mos gaboj eshte i vitit te kaluar.Ate e ka botuar studiusi Mehmet Elezi tani ambasador.Ky i M E eshte i mbeshtetur tek Gegerishtja.Sejcili ka 41000 fjale.Jane apo nuk jane ne ndonje Web,plaku nuk e di.
Togefjaleshi ka kuptimin qe te them une sepse e kam degjuar jo vetem nga te tjeret por edhe nga im ate.Kur donte te me tregonte ndonje adrese me jepte orientime me objekte te ndryshme.
Ndersa dushken eshte tamam si e analizoni ju.
Po kolesi perdorej poer kallaisje enesh bakri,por edhe per te ngjitur ene bakri.
Edhe fjala kumter eshte njesoj me nun,varet nga krahinat perdorimi i fjales.
Edhe burazer=vellam.
Kam degjuar nga pleqte fjalen avdes,por nuk jam shume i sigurt per kuptimin e saj,thuhet merr avdes......
kucke....quhet nje dru i shkurter hardhie qe perdorej ne vreshtari.por mund te thuhet edhe per doren e prere ose kemben e prere.E paska kucke......
palasikoçe... lloji i ngarkeses mbas kurrizit me litare qe benin grate ne Laberi dikur
terkuze.....quhet litaret e gjate per te lidhur ngarkesen mbas kurrizit.
hovije....quhen rripat e punuar me leshe deleje te rralle qe sherbenin per te mbajtur lidhur femijen e vogel ne djep.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.