Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 389 390 391 392 393 394 395 396 397 [398] 399 400 401 402 403 404 405 406 407 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Fajtori datë 01 Shkurt 2010 - 01:46:

Ku kemi arritur. Amici, X Factor, Uomini e Donne, Grande Fratello, Isola dei Famosi, La Fattoria.

Tashme spektakel me i rendesishem eshte nxjerrja ne TV e njerezve anonime qe s'kane bere asgje, te cilet mundohen te behen dikushi, te mesojne nje profesion, te kercejne, te kendojne, te gatuajne, te gjejne veten. Ku kane shkuar njerezit e vertete? Sa larg TV duhet te shkojme qe ti gjejme? Ku jane ata qe para kamerave prodhojne e nuk mesojne. Mahh... mjafton simulacioni qe ne te identifikohemi me tentativen e tjeterkujt per te dale nga mediokriteti.

Ndoshta kjo eshte menyra per te sjelle me prane artit njerezit e thjeshte. Por mbetet fakti se kenaqemi me iluzionin me shume sesa me realitetin.


Programe qe kane krijuar imazhe te ca shqiptareve famoze, pseudo-vipa. Pikerisht keto programe qe jane funderrina e kultures italiane. Ne menyre qe funderrimi te behet edhe pjese e kultures shqitpare, qe tashme kujton se bota niset ne menyre funderrore dhe mbaron po aty. Kusuri eshte sfond. Sfondi i nje Italie te paperfunduar, e bojatisur me pahir per te prere shiritin e deshires inaguruese per te qene "qualcuno che conta". Nje shtet i tere i bazuar ne borxhe publike astronomike, vetem e vetem qe te konsiderohet "qualcuno che conta" neper bote. Nje shtet i bazuar ne te njejten psikologji te Amici dhe Grande Fratello-s.

Hehhh


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 389 390 391 392 393 394 395 396 397 [398] 399 400 401 402 403 404 405 406 407 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.