Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 390 391 392 393 394 395 396 397 398 [399] 400 401 402 403 404 405 406 407 408 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga daedal datë 03 Maj 2008 - 22:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina


Nuk e di nga t'ia filloj.
E para punes, qe te arrije dikush aty ku ka arritur idhulli im duhet kohe, duhet perkushtim, duhet dhe moshe. Pergjigja juaj qe jane paralelizma "pornografike" eshte komplet pa baze dhe teresisht e gabuar. Me ler te te kujtoj qe teorite e Freud jane vertetuar te gabuara, keshtu mos e lidh cdo gje me seksin dhe pornografine, se eshte e peshtire te flasesh ne ate menyre, por gjithsesi ti tregon limitet e horizontit tend.
Po ta kujtoj dhe dicka tjeter...nuk e shkruajta letren per ju qe te vleresoni nese idhulli eshte ekzistent apo jo. Nese mendon se dyshimi te ben te tingellosh me inteligjent, gabohesh. Nese ty te duket ekstremizem apo fetishizem qe ekziston nje njeri qe mund te frymezoje njerez per ndryshime ne me mire, atehere me vjen keq qe nuk paske takuar njerez te denje per ndere te tilla, aspak fetishizme.
Interestante shprehja "me lind e drejta." Me te vertete qe me beri te qesh kur e lexova, mbase jam gabim (e kush jam une te korrigjoj dike qe perdor fjale si "katapultime" dhe "fetishizem?") por e drejta nuk lind, e drejta ose eshte ose nuk eshte. Ti ke te drejten te mendosh c'te duash, edhe njehere, letra nuk ishte shkruar as per ty, as per komentet e tua.
Mendoke shume lart per veten tende, meqe qenke ofenduar qe te paskam thene qe nuk mundesh t'ia arrish idhullit as tek gishti i kembes. Te thashe, krahas kohes dhe moshes, duhet perkushtim i hekurt te arrish atje ku ka arritur ai idhull. Dhe pervec ketyre, duhet modesti, ajo qe i shton madheshtine nje njeriu te tille, po shoh se ty te mungoka shume modestia.
Sa per shprehjen popullore "nuk i vjen tek gishti i kembes" me duket shume qesharake qe te shkruash qe perdoret nga shtresa te uleta. Cfare qenke ti zotrote qe nuk perdorke shprehje frazeologjike shqiptare? Diku pata lexuar qe e konsideroje te madhin Kadri Roshin, te madh. Tani ti do te thuash ne menyre indirekte qe ai ishte shtrese e ulet? Jo per gje, por sa here e degjoja Kadri Roshin te fliste, gjithmone do te perdorte nga nje shprehje frazeologjike.

Apo mendove me te vertete qe une po perpiqesha te ngrija veten me ate leter qe nuk te ishte drejtuar ty? Nuk e di, mbase ti do ta beje ate gje, por thjeshte te qenurit rreth njerezish aq te medhenj e ben njerine me modest, jo ashtu si the ti. Me vjen keq, shume....


Shiko moj vajze se eke gabim. Poenografi, nuk dmth pstjeter lidhje me seksin dhe c'lidhje na paska frojdi ne keto qe shkruajme.
Kontrolli i duhet bere me pare shkrimit tend. te thashe qe nderhyrja ime ishte me shaka, pa dashur te te cenoj ndjesite. A ishte fyese forma jote e krahasimit? patjeter qe po! pastaj edhe nese m'u prk egoja eshte normale. Pse kush duhej te me prekeshin, apandesiti apo gishtat e kembeve??
te kesh idhuj eshte normale por problemi eshte te frustrimi yt. Te thuash se dikush ka fetishe ne jeten e tij nuk dmth qe jemi ne frojdizem, por eshte thjesht nje forme per te kanalizuar "dashurine e dikuj" ne disa gjera parciale. Te thashe edhe njehere qe eshte fyese per c'dokend krahasimi qe i ben ti me idhull gishtakemborin tend.
Nderhyrja ime tentoi te ishte konstruktive dhe nese do e kishte kapur ne sensin e duhur mendoj se do e kishe kuptuar me drejte e jo te merrje termin pornografi ne konotacionin e gabuar.
Sa Per K.Roshin mua s'me intereson se c'ka thene. te qenit artist i shquar nuk dmth qe te mos kesh thene qiqra ne hell sa te duash dhe sa per idhullin tend dhe moshes se tije mua nuk me intereson sepse jem ende rehat nga trute e s'me ka shkrepur te behem 'gjeni per se gjalli"
Persa i perket modestise dhe modestive c'donjeri duket sikur abuzon shume edhe me kete fjale. une nuk te kam folur aspak per veten qe zotrote pe mungese modestie.
Perfundimisht medoj se u zgjta dhe u zgjatem shume ne dicka qe ne fakt eshte teper e thjeshte. mbaje idhullin per vete se askush (te pakten une) nuk te trazoj ne shenterine e tij
Respekte
PS: Persa i perket teorive te freud, nuk me kujton dot asgje sepse askush nuk ka arritur t'i vertetoje si te tilla. Mbase ke dashur te thuash se jane kundershtuar dhe diskutuar shume...


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 390 391 392 393 394 395 396 397 398 [399] 400 401 402 403 404 405 406 407 408 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.