| Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Kinematografisë (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=332)
-- Arriten Titanet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11192)
Arriten Titanet
Eric Darven,
Me duket por nuk jam shume e sigurte, se regjizori i ketij filmi eshte Duccio Tessari.
Filmi eshte ne kohen e gladiatoreve, dhe ben fjale per nje Mbret Grek ne Crete qe kishte vrare gruan. Vajza e tij Ermione " Antonella Lualdi" nuk ishte e lejuar te shikonte asnje nga djemte ne mbreteri. Keshtu qe ajo paraqitet tek nje nga gladiatoret ( Krios qe e luan Giuliano Gemma) si sherbetorja e princeshes. Emri qe ju paraqit Krios ishte "Calima" lexohet si Kalima, dhe keshtu rane ne dashuri.
Historia eshte me e gjate dhe me me shume detaje, por une te dhashe vetem nje ide se per cfare flet filmi.
Tani po kthehem nga ty Myzeqari,
Me vjen mire te degjoj se edhe nje njeri tjeter e ka pare filmin dhe e di per cfare flet. Dhe ti ke te drejte. Une jam nostalgjike per pak a shume cdo gjarje nga femijeria ime. Po ky film eshte me teper se sa nostalgji. Nepermjet emrit te personazhit ne filem ( Calima ) qe ishte komplet koincidence, une njoha partnerin me te cilin jetoj per mese 6 vjet. Madje edhe vajza jone 3 vjece e ka emrin "Calima" pasi ky eshte emri qe na lidhi se bashku.
Prandaj do te me pelqente shume qe te kisha nje kopje te ketij filmi.
Ju faleminderit shume te dyve per pergjigjet tuaja dhe ju uroj gjithe te mirat ku do qe jeni .
| Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.