Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Hipnoza........ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1440)


Postuar nga Aljohin datë 18 Korrik 2003 - 21:11:

Normalisht kjo ishte per ti thjeshtesuar nja cike gjerat se sic e thashe me lart transi nuk eshte vetem i karakterizuar nga nje renie e kontrollit te vetedijes se ndryshe do te ishte nje gjume i zakonshem por gjithashtu nga nje perqendrim i larte ne nje ide apo realitet te brendshem, psh. individi eshte i perqendruar shume ne ngritjen e krahut te tij te djathte dhe krahu ngrihet ne menyre te pavullnetshme, individi eshte i perqendruar se krahu i tij eshte i ngrohte/i ftohte dhe krahu i tij behet i ngrohte/i ftohte.
Ketu shohim qe dukurite qe realizohen nuk jane vetem proceset e vetedijshme qe tani kryhen me ane te pavetedijes por edhe vete proceset e pavetedijshem ( autonom ) te cilet tani mund te kryhen duke komanduar pavetedijen. Pra hipnoza eshte edhe nje rruge hyrje per ne pavetedije ( per ta ndikuar ate ).
Normalisht qe tema eshte shume shume e gjere, por une po ndalem ketu per kete pyetje per te mos ngaterruar me shume se sa te shtjelloj gjerat. Gjithnje e me shume gjerat do te behen me te qarta vete ( me kalimin e kohes ).
2. ( Eshte nje veti e fituar apo e lindur? ). Eshte nje veti, por me shume eshte nje veti e te hipnotizuarit se sa e hipnotizuesit. normalisht kushdo mund te mesoje te hipnotizoje, por jo te hipnotizoje kedo. Meqe njerezit jane te ndryshem nga ana psikike ( si biologjikisht edhe nga ana e eksperiencave te jetes ) atehere edhe kundrejt hipnozes ata do te paraqiten te ndryshem. Do te kete njerez me te prirur ( me responsive ) dhe njerez me pak te tille. Normalisht qe meqe sic thashe me lart ketu hyn edhe ana biologjike ( gjenetike ) kjo "veti" ( prirje ) do te jete pjeserisht e lindur por eshte dicka qe mund edhe te fitohet ( mesohet ).


  Gjithsej 69 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.