Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Shtrirja E Kultures (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14516)
Sa shume stonojme ne nje funeral si Shqiptare jashte shtetit.
Duhen shkruar disa rregulla funerali ketu, si te ngushelloni te afermit, si te luteni perpara te ndjerit, cfare te ofroni tek te afermit, si dhe ku duhen dhuruar lulet, si te shenoni emrin ne funeral home, si te mos qani me kuja tek i ndjeri (zakon shqiptar qe nuk jam pajtuar kurre), si te mos preket i ndjeri, si te respektohet prifti, si te dergohen karta ngushellimi tek te afermit e te vdekurit dhe karta falenderimi per pjesemaresit ne funeral, etj,etj si keto.
Shqiptaret vdekjen ne Shqiperi e fillonin ne shtepi, duke e mbaruar ne varreza dhe nuk jane fare te azhornuar me keto etiketa funerali, shume te domosdoshme per jetesen jashte shtetit.
Duke njohur kete etikete, do te na ndihmoje te mos behemi qesharake ne syte e vendasve.
Nuk dua te them se zakonet tona ne lidhje me vdekjen nuk jane te mira, por zakonet kane vlere ne vendin tend dhe jo ne vend te huaj.
P.sh me pelqen ideja e tre diteve, e te nentave e te dyzetave dhe me pas e gjashte muajve dhe vitit e me pas e tre vjeteve, ku kujtohet i vdekuri dhe ndahet dhimbja me miqte dhe te afermit nepermjet bisedave, kafeve, drekave apo darkave, qe organizohen per nder te te afermit qe na eshte larguar.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.