Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Legjislacione dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=366)
-- Direktivat e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për Ajrin dhe Nivelet e Grimcave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14602)


Postuar nga Tulipani datë 29 Shtator 2007 - 18:42:


Neni 6

Vlerësimi i cilësisë së ajrit të ambientit

 

1. Pas caktimit të vlerave kufi dhe pragjeve sinjalizuese,

cilësia e ajrit të ambientit vlerësohet në të gjithë territorin e

Shteteve Anëtare në pajtim me këtë Nen.

2. Në përputhje me kriteret e referuara në Nenin 4 (3), dhe

në lidhje me ndotësit përkatës sipas Nenit 4 (3), matja është e

detyrueshme në zonat e mëposhtme:

— Grumbullimet e përcaktuara në Nenin 2 (10),

— Zonat në të cilat nivelet janë midis vlerave kufi dhe

niveleve të parashikuara në paragrafin 3, dhe

— Zonat e tjera ku nivelet tejkalojnë vlerat kufi.

Masat e parashikuara mund të plotësohen nga teknika

modelimi për të parashikuar një nivel të mjaftueshëm

informacioni mbi cilësinë e ajrit të ambientit.

3. Një kombinim i matjeve dhe teknikave të modelimit

mund të përdoret për të vlerësuar cilësinë e ajrit të ambientit,

kur nivelet mbi një periudhë përfaqësuese janë poshtë një

niveli më të ulët sesa vlera kufi, që duhet përcaktuar sipas

dispozitave të referuara në Nenin 4 (5).

4. Kur nivelet janë poshtë një niveli që duhet përcaktuar

sipas dispozitave të referuara në Nenin 4 (5), mundësohet

përdorimi i vetëm i teknikave të vlerësimit objektiv ose

modelimit për vlerësimin e niveleve. Kjo dispozitë nuk zbatohet

për grumbullimet në rastin e ndotësve për të cilët janë caktuar

pragje sinjalizuese sipas dispozitave të referuara në Nenin 4 (5).

5. Kur ndotësit duhen matur, matjet bëhen në vende të

caktuara ose në mënyrë të vazhdueshme ose me përzgjedhje të

rastësishme të mostrave; numri i matjeve duhet të jetë në nivel të

mjaftueshëm për të mundësuar përcaktimin e niveleve të vëzhguara.

Neni 7
Përmirësimi i cilësisë së ajrit të ambientit. Kërkesa të

përgjithshme

 

1. Shtetet Anëtare marrin masat e nevojshme për të

siguruar pajtueshmërinë me vlerat kufi.

2. Masat e marra me synim arritjen e objektivave të

kësaj Direktive:

(a) Marrin parasysh një përqasje të integruar ndaj mbrojtjes

së ajrit, ujit dhe tokës;

(b) Nuk shkelin legjislacionin e Komunitetit mbi mbrojtjen

e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve gjatë punës ;

(c) Nuk kanë pasoja të dukshme mbi mjedisin në Shtete të

tjera Anëtare.

3. Shtetet Anëtare hartojnë plane veprimi që tregojnë masat

të cilat duhet të merren në planin afatshkurtër, kur ekziston

rreziku i vlerave kufi dhe/ose kur janë tejkaluar pragjet

sinjalizuese, me qëllim uljen e atij rreziku dhe kufizimin e

kohëzgjatjes së asaj ngjarjeje. Në varësi të rasteve individuale,

këto plane mund të parashikojnë masa për kontrollin dhe sipas

nevojës, pezullimin e aktiviteteve, duke përfshirë trafikun e

mjeteve motorike që kontribuojnë në tejkalimin e vlerave kufi.

Neni 8

Masat e zbatueshme në zonat ku nivelet janë më

të larta se vlerat kufi

 

1. Shtetet Anëtare përpilojnë një listë të zonave dhe

grumbullimeve në të cilat nivelet e një ose më shumë ndotësve

janë më të larta sesa vlera kufi plus kufirin e tolerancës.

Kur nuk është përcaktuar një kufi tolerance për një ndotës

specifik, zonat dhe grumbullimet në të cilat niveli i atij ndotësi

tejkalon vlerën kufi, trajtohet në të njëjtën mënyrë si zonat dhe

grumbullimet e referuara në nënparagrafin e parë dhe paragrafët

3, 4 dhe 5 zbatohen në lidhje me to.

2. Shtetet Anëtare përpilojnë një listë të zonave dhe

grumbullimeve në të cilat nivelet e një ose më shumë ndotësve

janë midis vlerës kufi dhe vlerës kufi plus kufirit të tolerancës.

3. Në zonat dhe grumbullimet e referuara në paragrafin

1, Shtetet Anëtare marrin masa për të siguruar përgatitjen ose

zbatimin e një plani ose programi për arritjen e vlerës kufi

brënda afatit kohor specifik.

Plani ose programi i mësipërm, i cili duhet të vihet

në dispozicion të publikut, duhet të përfshijë të paktën

informacionin e listuar në Shtojcën IV.

4. Në zonat dhe grumbullimet e referuara në paragrafin 1,

kur niveli i më shumë sesa një ndotësi është më i lartë sesa vlerat

kufi, Shtetet Anëtare sigurojnë një plan të integruar që mbulon të

gjithë ndotësit përkatës.

5. Komisioni kontrollon rregullisht zbatimin e planeve

ose programeve të paraqitura sipas paragrafit 3, duke shqyrtuar

progresin e tyre dhe tendencat në ndotjen e ajrit.

 

6. Kur niveli i një ndotësi tejkalohet ose ka të ngjarë

të tejkalohet, vlera kufi plus kufiri i tolerancës ose sipas

rastit, pragu sinjalizues pas ndotjes së konsiderueshme që

e ka origjinën në një Shtet tjetër Anëtar, Shtetet Anëtare të

interesuara konsultohen me njëri tjetrin me qëllim gjetjen

e një zgjidhjeje të përbashkët. Komisioni mund të jetë i

pranishëm në këto konsultime.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.