Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Shoqeri-Hipokrizi apo Shoqeri-Kalim Kohe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14928)
Postuar nga kotka datë 19 Nëntor 2007 - 23:38:
Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
E dashur Kotka.....Shoqeri e bukur ka qene ajo e viteve te juaja dhe e prinderve te mi.
E dashur Lela, e quaj veten shume me fat, qe i ndjeva keto vite te shoqerise se sinqerte dhe ta them sinqerisht ndjej nje keqardhje te pamase per brezat tuaj dhe te ardhshem.
Mu kujtua nje dite kur une bashke me tim bir, te shtrire te dy ne krevatin e dhomes se tij, po degjonim nje CD me kenge RAP ne qetesi, qe ai sapo e kish sjelle vete kete behar nga Greqia ne lidhje me shoqerine e femijve, qe losnin neper platira dhe dy pika lot rane nga syte e tij. Nxitoi t'i fshinte me shpejtesi, qe une te mos ia shihja.
"Leri te shkojne lotet bir" i thashe "une e di se c'te mungon ketu ne Amerike, pikerisht kjo shoqeri e sinqerte, por sa kohe qe ti mbush te njezetat, kjo shoqeri kudo qe te jesh, do te zhduket sikur kurre nuk ka ekzistuar. Prandaj nuk ta ka fajin Amerika, por e kane kohet ne te cilat ne te gjithe jetojme"
Me ngasherim e pranoi me nje ze te dridhur "Po mama eshte e vertete, kjo shoqeri e sinqerte e feminise me mungon dhe cdo dite kuptoj me shume se juve, familja ime, asgje nuk vlen ne kete bote" dhe fshiu lotet me ne fund me kenaqesi, qe ishte me fat qe kishte familje.
"Hajde dalim dhe hame jashte sonte, keshtu sic jemi te gjithe bashke" tha dhe na beri mbare te dilnim me shpejtesi rrufe nga shtepia.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.