Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- Mesimi i gjuhes shqipe jasht atdheut ..... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=158)
Shume interesante
Jam shume dakort me mendimin tuaj.Eshte nje problem i rendesishem mesimi i gjuhes shqipe jashte atdheut.
Si prinder te kujdesshem mundohemi ti mesojme te shkruajne e lexojne shqip femijeve tane,por eshte shume e veshtire.Aq me teper per ata femije qe nuk kane bere as klasen e pare ne shqiperi.
Shpresoj te kete arsimtare qe ta lexojne kete teme e te munden te na ndihmojne ose te na japin nje mendim konkret.
Fatkeqesisht qeveria nuk ben asnje perpjekje qe ne bashkpunim me ambasadat shqiptare te punesoje mesues te gjuhes shqipe qe ndodhen jashte atdheut (qe mendoj se duhet te jene te shumte)ose fundja ti dergoje ata nga shqiperia.
Kete shembull e marr nga ambasada italiane ketu ne bruksel.
Ne ç'do shkolle organizon kurse potuajse falas per te gjithe femijet me origjine italiane dhe per ata qe duan te mesojne italisht.
Ne qofte se per neve numri i nxenesve shqipetare nuk eshte aq i madh sa per te hapur kurse ne ç'do shkolle dhe numri i arsimtareve gjithashtu,mundet te hapin klasa me numer te madh nxenesish ku mund ti grumbullojne neper 5-6 shkolla ose komuna.
Mendoj qe nuk eshte shume e veshtire per tu realizuar,por sigurisht qe kerkon deshire,perpjekje e bashkpunim nepermjet qeverise dhe ambasadave tona.
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.