Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Lindja e Rock-ut, influencat e tij ne muzike e ne shoqeri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15969)
Bob Dylan dhe Rock folk-u
Ndërsa dyndja britanike e udhëhequr nga Beatles ishte në pikën më të lartë, një rrymë tjetër autoktone e iniciuar nga Bob Dylan po fillonte të dukej në Amerikë. Rreth vitit 1963, njëzetedy vjecari Dylan kishtë përshtatur disa stile të muzikës vendase, duke krijuar një zhanër të ri që shpesh njihet si: rock-folk. Ndikimet e tij të hershme ishin Buddy Holly, Little Richard, Ëoody Guthrie apo Robert Johnson, si paradigmat ku do të projektohej heroi më i ri në historinë e Rock-ut.
Dylan dhe disa të tjerë e shikuan fenomenin Beatles në një këndvështrim komercial, po natyrisht duke vlerësuar meloditë origjinale, stilin energjik dhe popullaritetin e tyre. Më 1963 Dylan nxorri albumin The Times They are A-Changin (Kohët ku ata po ndryshojnë), i cili ishte një cast vendimtar në lindjen e një rryme të re në Rock, me lirika poetike dhe bashkëshoqërim idealesh me më të mëdhënjtë e brezit Beat.
The Beatles e dëgjuan këtë album pareshtur – mbresat nga këngët e albumit i cuan ata përtej temave romantike, ndërpërsonale të krijimeve të tyre, të mëparshme. Dylan, ndërkohë futi një lloj ritmi novator dhe instrumenta elektrikë – e tërë kjo risi kulmoi në superhitin Like a Rolling Stone (Si Gur në Rrokullimë), që e shtyu Rock-un në zona të reja, të lirikave pasionante dhe strukturave eksperimentale, të cilat do t’a ndryshonin rrënjësisht panoramën në të dy brigjet e Atlantikut.
Bob Dylan bashkëpunoi edhe me artistë që nuk ishin muzikantë të mirëfilltë, por mbase më shumë se aq. Shkrimet dhe poetika e Brezit Beat patën një ndikim të pamasë në krijimtarinë e Dylan, që me imazhet dhe transhendencën ndryshoi cilësisht traditën e muzikës së mëparme.
Kjo ishte puna e një artisti të vërtetë e të realizuar – aftësia për të krijuar një zonë ndarëse midis gjendjes së brendshme të vetëdijes dhe asaj të jashtme, objektive apo realitetit të jashtëm.
“Krijimtaria ka të bëjë shumë me përvojën, vëzhgimin dhe përfytyrimin, dhe nëse njëri prej këtyre elementeve mungon, nuk ecën. Tashmë është e pamundur për mua të vëzhgoj dicka pa qenë i vëzhguar”.Bob Dylan
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 31 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.