Forumi Horizont Gjithsej 103 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 18 Tetor 2008 - 19:12:

Për ty...

Për ty, në litarin e jetës më lidhën,
për ty, në zjarrin e pashuar më digjën,
për ty, në valët e detit më hodhën,
që vetëm të të harroi, dhe vetëm
e vetëm të ndahem prej teje,
por ti me shikimin tënd krenar,
litarin e shkëpute,
unë me lotë zjarrin e shuajta,
ti me buzëqeshjen tënde,
detin e qetësove,
që vetëm të jem bashkë
dhe vetëm e vetëm dashuria jonë
të jetë prore...


♥♥


Dallgët e Jetës ...

Për një çast në jetë,
Zemra seç mu ndal,
Mendja nuk funksiononte
Kishte dal në malë.

E zemra ishte shkri,
Në valët e dashurisë,
Me të çdo gjë vallzonte,
Në dallgët e lumturisë.

Për një çast në jetë,
Mendja e kuptoi
Dashuria qenka e flakët
Se zemrën m'a mori.

Zemrën sot kam me vete,
Në prehjen e qetësisë,
Me të çdo gjë shkrihet
Nga ndjenja e dashurisë...


  Gjithsej 103 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.