| Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Ushqimet e skaduara, sa nga ju i perdorin? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16817)
Data e skadences nuk eshte bombe me sahat. Eshte vetem nje tregues i perafert i sigurise. Para 1 muaji bleva djathe te paskaduar qe kur e hapa ishte mykur i gjithi. Me siguri per shkak te konservimit ne ambjente te nxehta ne dyqan. Pra ushqimet skadojne edhe para dates se skadences. Dhe varet shume nga konservimi, sepse fundja edhe mollet prishen, por nuk kane date skadence. Po i fute ne frigorifer durojne me gjate, po i le ne diell prishen per 2 dite. Data e skadences nuk mund te merret kaq strikte sa mos hahet asgje (si Tulipani). Personalisht mozzarellat 2-3 dite pas dates i ha akoma. Kur behen 7-10 dite, ama, mendohem mire, ne varesi se cfare ka tjeter per te ngrene. Fundja jemi kafshe si gjithe te tjerat qe dikur hanim levore pemesh dhe te brendshme kafshesh te gjalla. Te behemi steril me zor sikur nuk shkon. Aq me teper qe mund te qellojme ne situata luftrash apo emergjence qe duhet te mbijetojme.
Nga ana tjeter data e skadences vihet me ligj. Ka ilace farmaceutike qe nuk skadojne kurren e kurres, sepse jane minerale, por shteti detyron te kete nje skadence maksimum 5 vjecare, keshtu qe edhe ato kane nje date skadence te shkruar.
P.s. Mu kujtua nje dokumentar qe pashe keto dite. Behet fjale per nje pilot amerikan qe ra ne toke serbe gjate luftes ne Bosnje. Ai u fshesh gjithe kohes nga forcat paraushtarake qe e kerkonin pellembe me pellembe ta kapnin. Per te mbijetuar hante bar, milingona dhe gjethe, dhe kur i mbaroi uji arriti te shtrydhte corapet qull qe te pinte uje.
Juve mund t'ju duket rast i veçante, por duke menduar veten ne ate pozicion besoj se nuk do kisha pire kurre ujin e corapeve. Por ai mbijetoi, nderkohe qe une dhe shumica prej jush do kishte vdekur nga parimet e teperta higjenike. Mendojini keto raste kur shikoni ushqimet qe (obobo) i ka kaluar data e stampuar se prapthi.
| Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.