Forumi Horizont | Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Eshte nje urgjence e diteve te "sotme" se si te edukojme FEMIJET tane? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17190)
Te jesh prind do te thote te mos vesh asnje para femijes tend. Vetja kalon ne plan te dyte. Duhet te mendosh c'eshte e mire per familjen tende dhe jo vetem per ty. Femijet e vegjel te hane shume kohe. Aq kohe sa per veten tende duhet te kujdesesh kur ke mundesi dhe jo kur do ti. Femija nuk ka nevoje vetem per veshmbathje, ushqim , lodra, por edhe per edukim. Sa me pak perkedhelira, se ndryshe do vuash vet ti si prind, por edhe femija.
P.sh Djali im u perkedhel jashtezakonisht nga gjysherit e tij gjate qendrimit ne Shqiperi. Ndryshoi komplet. Akoma pas tre vjetesh une i vuaj ato perkedhelira. Eshte shume qaraman. Qan pothuajse per gjithcka qe nuk pelqen, apo nuk ben dot. Shume torturuese dhe lodhese. Kujton se gjithcka eshte per te, dhe vetem per te. Nuk do te ndaje gjerat e tij me asnje, por i do lodrat e te tjereve me cdo kusht. Ndonjehere te flasesh me te eshte si te flasesh me muret.
Juve prinderve te ardhshem. Edukojini vet femijet tuaj, mos i lini shume dore me dore, dhe sa me pak perkedhelira aq me mire per femijen tuaj dhe per ju.
Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.