Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kritika te poezive te Forumit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17226)


Postuar nga Mister_DXP datë 01 Nëntor 2007 - 20:58:

Poezi nga Pellumb Syku

Puthja e amshimit.

E veçante me qe gjithmone kjo ore e vone
e ky shtrat i truar qe dergjet pa fjale,
ne dhomen me çardak ku veç ora zhurmon,
me tik-taket e saj qe endrren ma vrane.

Gjysmezgjuar qendroj i shtrire nen petka,
me terrin rrethuar ne te akullten hapesire
e ky tavan i kalbur nxire nga vdekja,
me josh ne pah e me tremb ne thellesire.

Nder kujtime te mia rroboj me vetdije
nen heshtjen perseritese qe çirrjet perpin,
qe shqyejne kabzerrin pastaj hapen si hije
e kollufiten nga nata bashke me shpirtin tim.

Puthjen e ameshimit symbyllur shijoj
e mes makthesh gjumi nje buzeqeshje lind,
kur ne çastin e fundit abisesh hulumtoj,
e zgjohem pa peshe e pa dhimbje ne limb.


__________________

 

Poezia ka nje larmi te koklavitur ndjenjash. Pergjithesist te krijohet pershtypja se bredh midis vdekjes dhe jetes. Gjendja e nje dashurie te humbur dhe dhimbja e kujtimeve, sjellin eterin e dridhur te nates pa shprese.

 ka plot fjale te huaja te perdorura pa ndonje efekt te vecante. Autori sigurisht qe i ka futur me nje qellim te caktuar, por efekti eshte negativ.

Nuk ka rime dhe nuk ka ritem, karakteristika keto te nje poezie te disiplinuar me varg te mbyllur.

Vargu i pare eshte nje katermbedhjete rrokesh, (i pazakonte per vargun shqiptar) dhe me tej humbim ne labirinthe vargjesh pa disipline.

Nuk eshte vargu modern fluturak, ku rima dhe ritmi ndryshojne -here POP dhe here ROK. Jo eshte nje ritem qe edhe kercimtarin me te mire do ta vinte ne veshtiresi.

Por jo e gjithe poezia mund te shahet dhe shkundet keshtu:

 Tek tuk vihet re nje linjeze poetike e embel. Mos valle duhej punuar me shume mbi kete poezi? Ndoshta. Kete mund ta thote vetem poeti.

 Po ashtu ndjen nje deshire qe t'i kthehesh perseri dhe ta lexosh, duke dashur (me dashamiresi) qe te gjesh te bukuren, te cilen e di qe eshte atje e fshehur midis vargjeve.

 

 

 

 


  Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.