| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Rajoni Verior Dhe Verilindor i Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1747)
Popullimi
Nenrajoni ka popullim te lashte. Ne shtimin e popullsise rolin kryesor e ka luajtur rritja natyrore, e cila vazhdon te jete me e larta ne shqiperi (20-35 femije per cdo 1000 banore, kurse vdekjer 6-7 per 1000banore). Popullsia eshte ritur me ritme te pakta, sepse, megjithe lindjet e larta, vdekjet kane qene te shumta. Ritme me te shpejta te ritjes se popullsise pati ne periudhen 1945-1990, gjat se ciles popullsia u shtua tri here.
Aktualisht popullsia arin ne rreth 480 000 banore ose rreth 14% te te gjithe popullsise se vendit. Sic shihet, me gjithe sip. e madhe (rreth 28% te gjithe vendit) ne te jeton nje popullsi e paket. Kjo lidhet me reljevin kryesisht malor dhe sidomos me largimet e shumta mbas vitit 1990, qe kane sjelle paksiin e popullsis ne krahasim me peiudhen e me pareshme.
Dendesia mesatare e popullsise arin ne rreth 65 banor per km². Me te populluara jane luginat dhe gropat, kurse malesit dhe vargjet malore kane popullsi shume te paket.
Ekonomia
Mjedisi gjeografik i rajonit eshte shume i pasur. Shume e pasur eshte nentoka me minerale, por shume e pasur eshte dhe sip. e tij me burime ujore, rezerva te medha hidroenergjitike, me pyje dhe kullota. Jane jo te pakta zonat qe ofrojne mundesi mjafte te mira per bujqesi dhe blektori. Natyra e larmishme dhe ne pjesen me te madhe e paster si dhe trashgimia e pasur historike dhe kulturore ofrojne mundesi shume te medha per zhvillimin e turizmit.
Mbizoteron prodhimi i ekonomive te vogla bujqesore, me teper per konsum vetijak. Me largimet ne mase te popullsise drejt qyteteve dhe rajoneve fushore jane te shumta tokat e pa punuara e te braktisura, te cilat po i nenshtrohen nje erozioni intensiv, qe po i varferon ato vazhdimisht. Prodhimi bujqesor eshte perqendruar sidomos ne luginat dhe ne gropat. Ne kete nenrajon u zhvillua industria hidroenergjitike, minerare dhe metalurgjia e bakrit dhe e kromit. Per keto dege te industrise ky nenrajon ze vendin e pare. Ne disa qytete te tij eshte zhvilluar dhe industria ushqimore e perfaqsuar nga punishtet dhe fabrikat e perpunimeve bujqesore dhe blegtorale.
| Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.