Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nje dite ne Davidoff (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17540)


Postuar nga Fajtori datë 23 Dhjetor 2009 - 16:06:

4
Pse gjethet befas prarim kurore marrin,
Tek shtrohen si qilim mbi bulevard?
Kambana e katedrales së Shën Palit
Trishtueshëm bie si me peng e aht.

Ç'nuk pjell ky vend, horra, shenjtorë e tmerr,
Zonja Makbeth e pranga e perla e hekura.
Dhe ja tani njëra pas tjetrës nxjerr
Dy mbretëresha, që të dyja të vdekura.

Nuk qenë robina jo, rrëmbyer vonë,
Pas dokeve kreshnike a në pritë.
Kanë ardhur vetë, ndonëse qenë në fron
E para veç një vit, e dyta as një ditë.

Dhe katedralja i përcjell me vaj
Dy mjellmat e gabuara, të mekura.
Ato që s'erdhën për kurorë, veç për varr,
Të brishtat zonja, mbretëreshat e vdekura.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.