Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Stresi dhe Shendeti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17975)
Mire se ke ardh cedro.
Edhe keto strese akute e te shkurter mund te jene te demshme. E rendesishme eshte qe te dime ta marrim kontrollin e situates ne dore.
P.sh ka student qe nen efektin e stresit dalin me mire ne provim, por ka te tjere ku stresi i kontrollon, i pushton dhe nuk perfomojne sic duhet. Ka qe dorezohen.
Te gjithe para provimit kemi ndjere dridhje te duarve, kembeve, gjakun qe te vershon neper trup. Nxehtesi, kushedi si kuqelojne faqet ne ate moment. Por te shumica zgjat derisa sa shikojne fleten e provimit. Pastaj relaksohen dhe perqendrohen te pyetjet.
Cfare ndodhish provokojne stresin?
1) Katastrofat
2) Ndryshimet thelbesore gjate jetes.
3) Ndodhite e perditshme.
1)Katastrofat - jane te paparashikueshme. Gjithkush nga ne I shikon si kercenim. Edhe pse njerezit mundohen te ndihmojne njeri-tjetrin mesa munden ne raste te tilla, pasojat qe lejne ne shendetin e njeriut te prekur nga kjo katastrofe eshte sinjifikante.
2) Ndryshime thelbesore te jetes.
Levizja nga shtepia e prinderve, martesa, divorci, vdekja e nje njeriu te aferm, humbja e punes jane disa nga ndodhite qe sjellin nje ndryshim sinjifikant te jetes sone, dhe nuk kalojne pa pasoja.
Kryesisht keto ndryshime, pasigurira ndodhin kryesisht te moshat e reja. Priren te bejne shume gjera njeheresh, dhe si pasoje te ndjejne me shume stresin.
Ata/ato qe perjetojne nje ngjarje tronditese jane me te rrezikuar nga semundjet.
3)Ndodhite e perditshme.
Trafiku, radhet e gjata diku, debatet me me shoqerine, koleget, mund te behen burim i madh stresi.
Disa i kalojne kollaj keto situata te vogla stresuese, por ka te tjere qe e leshojne veten. Me kalimin e kohes keto strese te vogla duke u bere te vazhdueshme, ndikojne ne shendetin e njeriut, shkaktojne hypertension.
Keto tre tipe stresoresh behen me stresuese kur shikohen si neg. dhe te pakontrollueshme.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.