Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Faqja e Pacientit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18096)


Postuar nga NS-6 datë 20 Janar 2011 - 00:25:

Sarkoidoza

Sarkoidoza eshte nje semundje qe ka lidhje me inflamacionin, nje pergjigje e qelizave kundrejt nje demtimi. Shkaktari i demtimit te qelizave qe jane te interesuara nga sarkoidoza nuk dihet. Mund te kape gati çdo organ por zakonisht fillon me mushkerite dhe me gjendrrat linfatike.

Sarkoidoza mund te ndodhi ne çdo moshe por eshte me e zakonshme ne moshen 20-40 vjec. Zezaket jane me te goditur se sa te bardhet. Sarkoidoza nuk eshte ngjitese dhe rralle here eshte vdekjeprurese.


SIMPTOMAT



Sarkoidoza zhvillohet ne menyre te ngadalte edhe pse simptomat shfaqen papritur dhe me pas zhduken. Semundja mund te diagnostikohet duke vleresuar historine mjeksore te pacientit, ekzaminimi fizik dhe radiografia e kafazit te kraharorit si dhe duke eliminuar te gjitha shkaqet e tjera te mundshme te simptomave. Sarkoidoza mund te interesoje shume organe te ndryshem. simptomat mund te klasifikohen nga ato te lehtat deri tek ato te rendat. Simptomat e pergjithshme jane lodhje, temperature dhe humbje peshe.


TRAJTIMI
Sarkoidoza mund te largohet pa ndonje trajtim dhe rreth 50% e njerezve qe e kane sherohen komplet. Duke u bazuar ne graden e simptomave te tua, doktori mund ose te te pershkruaje trajtim te simptomave me ilace ose thjesht tju ndjeke ne kohe pa dhene nje terapi. Ilacet me te zakonshme qe jepen per sarkoidozen jane kortikosteroidet [1], si prednizoni. Kortikosteroidet jane shume te mire per te ulur simptomat por mund te kene efekte anesore si marrje peshe, rritje te presionit te gjakut, ulcera te stomakut dhe levizje qe gjendjes emotive. Per keto arsye, gjate perdorimit te tyre duhet bere kujdes dhe te ndiqen keshillat qe jep mjeku.
Edhe pse shume gjera nuk dihen rreth sarkoidozes, zakonisht zhduket brenda 2-3 vjetesh. Njerezit qe e kane semundjen per kohe me te gjata, zakonisht bejne jete normale.

[1] Shanthi Paramothayan; Paul W. Jones. Corticosteroid Therapy in Pulmonary Sarcoidosis: A Systematic Review . JAMA. 2002;287:1301-1307.

Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni pacienteve tuaj per qellime informative mbi sarkoidozen.

Ky version shqip eshte marre nga faqja MjekesiaSot.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.