Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- Kurset Private Anet e keqija te sistemit arsimor! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3510)


Postuar nga Tonia datë 31 Janar 2004 - 17:35:

E kuptoj shqetesimin tuaj. Ajo qe mund te behet eshte qe te mos lejohen mesuesit te marrin ne kurse nxenesit te cilet kane neper klasa cdo dite, sepse kjo con patjeter ne diskriminime apo ne diferencime. Une jap mesim vete dhe perhere studentet qe me jane ofruar per te marre mesime private i kam kthyer. Gjithnje jam munduar te jap gjithshka ne klase. Ndoshta sepse une mund tia lejoj vetes te jem idealiste duke mos qene familjare.
Problemi eshte qe kur jane neper klasa as vete studentet nuk tregojne seriozitetin e duhur sado qe mesuesi te jape ate qe do jepte neper kurse private, ndersa kur paguajne jane me te motivuar, dhe ky eshte nje nga motivet qe mua me ben te mendoj qe ndonjehere nuk eshte vetem faji i mesuesve pervec faktorit ekonomik.
Nga ana tjeter jetojme ne nje shoqeri ku ky fenomen eshte kaq normal sa as vete studentet nuk e mendojne si te gabuar duke e kthyer klasen ne vendin me te fundit ku mund te edukohen.
Ketu jemi ne ne nje pike te vdekur dhe mendoj qe eshte ne doren e mesuesve te rinj te rikthejne mitin e edukuesit dhe jo te perfituesit, shpresoj sa me shpejt qe te jete e mundur bashke me politikat e qeverise per arsimin per ti rishikuar ekonomikisht mesuesit, sepse eshte teper konsumuese edhe biologjikisht teper e lodhshme per mesuesit te punojne si ne shtepi ashtu dhe ne pune....


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.