| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Rajoni Juglindor (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3556)
Kushtet e pershtateshme per zhvillimin e industrise
Keto kushte lidhen me pasurite e shumta natyrore te rajonit, me mundesite e shumta te lidhjeve brenda dhe jashte vendit, me fuqine punetore mjafte te kualifikuar etj. Gjenden keto dege te industris: energjitike, minerale, e drurit, ushqimore, e veshjeve etj.
Industria energjitike. Sic thame ky rajon eshte shume i pasur ne qymyrguri, i cili eshte nxier ne shume miniera, si Mborje-Drenove, ne Alarup, ne Petrush, ne Lozhan, ne Dardhas, ne Bezhan etj. Aktualisht, per munges investimesh, shumica e ketyre minierave nuk punojne.
Industria minerale ka peshe te rendesishme ne industrin e ketij rajoni, ku ndodhen minierat e mineralit te hekur-nikelit ne Pishkash, Perrenjas, Xixillas, Gur te Kuq etj. dhe te bakrit ne malesine e Vithkuqit.
Industria e drurit eshte e lidhur me shfrytezimin e pyeve ne zonen e Germenjit, Voskopojes, Spotit, ku ndodhen dhe stabilimentet e sharave, me fabriken dhe punishtet e perpunimit te lendes se drurit ne Pogradec, Korce Bilisht etj.
Industria ushqimore perpunon produkte bujqesore dhe blegtorale. Dallohet industria e sheqerit ne Maliq, e prodhimit te pijeve alkolike dhe freskuese ne Korce, Librazhd, Pogradec etj.
Industria e lehte perfaqsohet nga industria e veshmbathjes ne Korce, ne Pogradec etj., ku prodhohen veshje te gateshme; nga fabrika e lekureve dhe kepuceve ne Korce etj. Industria e lehte, ne kushtet e ekonomise se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta.
Artizanati ne kete rajon ka tradita te lashta. Dallohet sidomos zona e Korces, Kolonjes, Pogradecit dhe Devollit ne perpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj.
Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai hekurudhor (deri ne Pogradec). Peshen me te madhe e ke transporti automobilistik, i cili, nepermjet Qafes se Thanes, Tushemishtit, Gorices dhe nepermjet grykes se Kapshtices, eshte i lidhur dhe me vendet fqinje.
Turizmi ka kushte optimale per zhvillim. Ne kete rajon mund te zhvillohet turizmi blu ne brigjet e liqenit te Ohrit dhe te Prespes se Madhe; turizmi i gjelber ne zonat fshatare, qe kane tradite te pasur te mikpritjes dhe nivel te mire kulturor te popullsise.
| Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.