| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Kosova (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3862)
Rajoni Lindor
Teritori i Kosoves ndahet ne dy rajone te medha gjeografike: ne Rajonin Lindor ose Rrafshin e Kosoves (6567km²) ne lindje dhe ne Ranjonin Perendimor ose ne Rafshin e Dukagjinit (4320km²) ne perendim. Si kufi ndares i tyre sherbejne malet e Drenices.
Rajoni Lindor ose Rafshi i Kosoves perfshin gjithe pjesen lindore te Kosoves. Ky rajon dallohet per perberje gjeologjike te larmishme dhe per mbizotrimin e relievint kodrinor, i cili ze 68% te rajonit. Relievi fushor perfshin 25%, ndersa ai malor 7%. Klima eshte mesatare kontinentale, me ndryshim te madh temperature dhe reshje te pakta vjetore. Ne kete rajon jeton rreth 60% e popullsis se Kosoves, me dendesi te madhe (rreth 200 banor/km²). Rafshi i Kosoves ka ekonomi shumedegeshe. Krahas bujqesise, jane zhvilluar disa dege te industrise te lidhura me pasurite minerale (qymyrguri, plumbi, zinku etj.).
Ky rajon perbehet nga Fusha e Kosoves, Drenica, Anamorava, Llapi, Kollashini i Librit dhe Siriniqi.
Fusha e Kosoves gjendet ne pjesen lindore te Kosoves, midis maleve. Ajo ka shtrirje meridionale nga Mitrovica ne Kacanik. Fusha e Kosoves eshte formuar ne nje fundosje tektonike qe u mbulua nga liqeni dhe u mbush me depozitime liqenore. Ate e pershkon lumi i Sitnices me deget e saj. Sitnica eshte lume fushor, me rejedhje te ngadalshme, me prurje te pakta te ujit gjate veres se thate dhe me prurje te bolleshem gjat vjeshtes e pranveres se lagesht. Sitnica derdhet ne Iber.
Peisazhi agrar eshte mbizotrues, por hasen edhe pejzazhe urbane dhe industriale. Bujqesia eshte veprimtaria kryesore e ekonomise. Ne tokat pjellore te kesaj fushe riten gruri, misri, elbi, perimet, bimet foragjere dhe pemet frutore. Blegtoria eshte e drejtuar ne rritjen e gjedhit, te te imtave dhe te shpendeve.
Prania e rezervave te medha te qymyrgurit, nikelit, magnezit etj. ka nxitur zhvillimin e industrise nxjerrese dhe perpunuese. Ne kete nenrajon ndodhen dy ndermarjet kryesore industriale te Kosoves: Kombinati “Kosova” ne Obiliq (afer Prishtines), nje prej prodhuesve kryesor te energjis elektrike ne Ballkan, ku gjenden disa termocentrale me fuqi te madhe; kombinati “Trepca” ne Mitrovic ne te cilen gjenden objekete te shkrirjes se plumb-zingut, te elektrolizes, industris kimike, prodhimit te akumulatoreve etj. Ne Vushtri, ne jug te Mitrovices, eshte zhvilluar industria e metaleve.
Prishtina, Kryeqyteti i vendit ka nje pozite qendrore ne Fushen e Kosoves. Ajo eshte qendra kryesore administrative, kulturore dhe universitare. Aty ndodhet Akademia e Shkencave dhe e Arteve. Prishtina eshte qender e rendesishme e industrise tekstile, e industrise se prodhimit te amortizatoreve, industris se drurit, ushqimore etj.
Ne pjesen jugore te Fushes se Kosoves ndodhen qyteti i Ferizajt dhe Kaçanikut. Ne Ferizaj eshte zhvilluar industria e metaleve, e drurit dhe ushqimore, kurse ne Kaçanik dhe Hane te Elezit industria e materjale ndertimit.
Fusha e Kosoves pershkohet nga rruge te rendesishme automobilistike dhe hekurudhore. Ne afersi te Prishtines gjendert aeroporti i Kosoves. Rjeti i qendrave tregtare dhe turistike ne Prishtine eshte me i dendur se ne pjeset e tjera te vendit.Llojet me te zhvilluara te turizmit ne kete nenrajon jane: turizmi qytetar, kulturot dhe i biznesit.
Drenica gjendet midis Rafshit te Kosoves dhe Rafshit te Dukagjinit. Relievi ne pjesen veriore eshte kodrinor, ne pjesen qendrore, pllajor (pllaja e Llapushes), kurse ne skajin jugor eshte malor.
Drenica eshte zone bujqesore. Ne pjesen veriore dhe qendrore mbizotron pejsazhi agrar; ne jug pejsazhi pyjor. Pjesa me e madhe e popullsise aktive meret me bujqesi. Prania e rezervave te medha te nikelit dhe te qymyrgurit, kane nxitur zhvillimin e industris nxierse te tyre. Popullsia e kesaj zone eshte homogjene: mbi 98% te popullsise jane shqiptare dhe dallohet per shtimin e larte natyror.
Per shkak te veshtirsive per punesim dhe shkollim pupullsia shperngulet ne qendrat e aferta industriale e urbane. Qendra me e madhe urbane e Drenices eshte Skenderaj, ne veri, ku eshte zhvilluar industria e materjal-ndertimit dhe ajo e prodhimit te paisjeve te gjuetise, dhe Gllogovici ne jug i permendur per industrine e perpunimit te nikelit.
| Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.