Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Shqiptaret: viktima te racismit apo edhe fajtore? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4521)


Postuar nga Bledumi datë 28 Mars 2004 - 02:25:

Teme interesante..
Besoj se fjala "Rracist",mesa di une,perkufizohet vetem te ngjyra dhe te rraca..Nuk besoj se rracizmi futet edhe te fiset apo ne popullsite e krahinave te ndryshme..
Me shume u nisa te shkruaj thjesht per faktin se asatjeasketu permendi faktin se Shqiperia e Mesme nuk i honeps dot Kosovaret. Kete fakt doja te permendja..Te gjithe e dine shume mire,aq me teper vete Kosovaret,se ne kohen e veshtire te 98-tes paten perkrahjen me te madhe te Shqiptareve. Te te gjithe Shqiptareve duke mos i ndare me zona..
Doja te permendja edhe faktin tjeter se ne "luften" qe u be ne 97-ten ne Shqiperi shume zera antishqipetare dolen nga goja e Kosovareve.Dolen pasi duke pare qe Kosova ishte drejt pavarsise (te cilen,fatkeqesisht nuk po e arrin dot) shikonin qe adtheu meme (Shqiperia) ishte ne tym dhe flake.
Deshira e madhe e tyre per te arritur pavarsine dhe per tu bashkuar me atdheun meme zbehej duke pare atdheun e tyre te ishte ne nje "lufte" te vertete dhe shpesat e tyre vazhdonin e binin gjithmone e me shume per kete bashkim.Kur pane qe rrjedha e 97-tes u ndryshua dhe Shqiperia u fut ne ne rruge te qete,keto zera filluan dhe u zbehen.Kete gje e provuan kosovaret vetem nje vit me vone,ne 98-teten.

Pra doja te thoja se 'rracizmi' ne Shqiperi nuk eshte ne kuptimin e plote te fjales,per mos te thene qe eshte shume i venitur.Duhet permendur fakti qe me 'rracizem' te vertete kutohet KU KLUX KLAN ose masakrat qe medha qe bente Hitleri kunder Cifuteve.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.