Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Alternativat religjoze te Islamit. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4683)


Postuar nga Indrit datë 03 Prill 2004 - 00:44:

4-NE ASPEKTIN SHOQEROR!

Nje tjeter faktor i rendesishem qe tregon superioritetin e alternatives Islame eshte edhe faktori shoqeror.

Shfaqja e Islamit u shoqerua me nje botekuptim tjeter ne lidhje me shoqerine.
Islami nuk u perpoq te zhduke dallimet por i konfirmon ato. Islami nuk bazohet ne prejardhje, nacjonalitet e shtet por ne fe e moral. Ai shtrihet ne rruzullin tokesor me nje vellazeri te pergjitheshme njerezore e boterore. Ai i thyen te gjitha barrierat politike e gjeografike me ajetin kuranor:” vertet Ne ju krijuam ju prej nje mashkulli e nje femre dhe ju ndame ne popuj e fise qe te njiheni midis jush….(el-Huxhurate 13).
Ky ajet eshte nje parim themelor Islam. Po ashtu Muhammedi as ne haxhin e lamtumires eshte shprehur:” nuk ka perparesi Arabi ndaj jo Arabit. Nuk ka perparesi i bardhi ndaj te ziut, tek Allahu me te matur ata qe jane me te drejte. Me te vertete me i nderuari prej jush tek Allahu eshte me i devotshmi.

Islami refuzon te gjitha kriteret e padrejta dhe nga ana tjeter nepermjet bazave te tij , namazit , agjerimit zekatit haxhit krijon barazine shoqerore ndermjet njerezve.
Po ashtu ne strukturen Islame nje rendesi e vecante i kushtuhet familjes si themel ne bashkesine njerezore dhe vecanerisht femres si baze e krijimit familjar.
Familja ne islam eshte konsideruar si qelize e pare per ngritjen e nje shoqerie te shendoshe, ku njerezit edukohen me nje moral te larte synim i te cilit do te jete dashuria , vellazeria,barazia e devotsheria ne menyre qe te udheheqe me i afti, ne menyre qe vlera te fitoje luften me kundervleren.Islami i kushton rendesi lidhjes martesore dhe secilit prej bashkeshorteve i jep detyrat e veta.
Kurani femren e trajton si qenie njerezore, si nene moter,vajze,si femije si bashkeshorte e si besimtare te mire. Femra trajtohet si faktor i dores se pare ne aksjonet shoqerore si ne pune , ne arsim ne zgjedhjen e bashkeshortit, ne disponimin e pasurise vetjake dhe menaxhimin e saj.
Ne aspektin shpirteror ajo eshte e barabarte me burrin si ne shperblim ashtu edhe ne ndeshkim. Trajtimi i saj ne Islam llogaritet si i perkryer.Kjo gje do te dilte mjaft ne pah po te benim nje krahsim midis Islamit dhe Krishterimit ne trajtimin e ceshtjes se femres.
Ja disa ajete kuranore:
O ju qe besuat per hir te Allahut te jeni vazhdimisht deshmues ne te drejte madje edhe nese(deshmia) eshte kunder vetvetes kunder prinderve ose te afermve……( nisa 4)
“ A mund te jene te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine ?( Zumer 9)
“ Asnje mekatar nuk mban peshen e mekatit te tjetrit. Cdo njeriu i takon ajo qe ka punuar( nexhm 38-39)
“ Besimtaret e besimtaret jane te dashur per njeri tjetrin urdherojne ne te mire e ndalojne nga e keqja…( Teube 71)
“ Mos ju afroni imoralitetit sepe ajo eshte vertete veper e felliqur dhe rruge shume e keqe. ( Isra 32)
Pra keto jane disa prej shume ajete qe tregojne barazine midis burrit dhe gruas ne Islam.
Tani le te permendim disa thenie te Muhammedit a.s:
“Nuk ka dyshim gruaja eshte e njejte , e ngjashme dhe e barabarte me burrin”
2-“ Xhennerti ndodhet nen kembet e nenave”
3_-“Martohuni por mos u ndani, sepse Allahu nuk i do burrat dhe grate te apasjonuar pas deshirave”
4- Sic keni ju te drejta mbi grate, kane edhe ato te drejta mbi ju”
5-Besimtar me iman te plote eshte ai qe eshte me i sjellshem, ndersa me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i mire per grate e veta”
6-“Kini frike Allahun ne trajtimin e grave”
7-“Kjo bote eshte pasuri, ndersa pasuria e saj me e madhe eshte nje grua e mire”
8-“ Ta ushqesh kur te ushqehesh vete, ta veshesh e ta mbathesh kur kete e ben per vete, mos ta qellosh ne fytyre, mos ta qortosh dhe mos ta lesh vetem askund pervecse ne shtepi”
9-“Kush deshiron te mbroje virtytin, nese vdes duke ruajtur sekretin e dashurise vdes deshmor”

Nje tjeter ceshtje e rendesishme qe e ben Islamin te sundoje mbi cdo fe eshte edhe ceshtja e roberise.
Roberia ka qene e rrenjosur thelle ne shpirtin e shoqerive te vjetra. Keshtu as filozofia Greke as Krishterimi madje as Aristoteli nuk e konsiderojne roberine si nje gje te keqe qe bie ndesh me nderin dhe te drejtat e individit e shoqerise.
Islami eshte feja e pare qe permireson poziten e sklleverve dhe anon nga krahu i aborgimit te ketij turpi njerezor.
Shikoni tani se cthote Muhammedi as. ne lidhje me kete problem te madh shoqeror.
-Roberit tuaj jane vellezerit tuaj.nese dikush nga ju ka rob, le ti jape ushqimin qe ha vete,le te veshe me te njejtat rroba qe vesh edhe vete. Mos ti jape pune te veshtire por nese i jep nje pune te tille ta ndihmoje edhe vete.
-Kur ndonjerit prej jush shebertori i sjell ushqim dhe nese nuk e ulni prane vetes jepjani ushqimin me vete sepse jeni pronar dhe pergjegjes per te”
- Kush e rreh robin e vet sepse nuk i eshte pergjigjur apo kush i bie ne shuplake per kete shkak, atehere kompesimi i vetem per te eshte qe ta liroje”

Diferencat jane shume te qarta, Islami eshte dhe e meriton te jete superior mbi cdo fe tjeter.
Indriti.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.