| Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Qytet e vjetra historike apo moderne? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5378)
Ciao darke
Po me habit.
Gjithmone kam patur pershtypjen se ti ke dicka te besh me art ose arkitekture, ose me dicka te ngjashme.
Pyetja qe po drejton, per mendimin tim eshte nje pyetje krejtesisht retorike.
Sigurisht qe cdo qytet duhet te ruaj fizionomine, historine, kulturen e tij. Packa se ne shqiptaret gjetem nje produkt te ri dhe mjaft efikas;!!! CIMENTON (BETONIN)
Dhe ne nje kohe rekord mund te ndertojme nje ndertese gjigande ne forme katrore, ose me sakte si kuti shkrepse vendosur mbi njera tjetren ose ne krah te njera tjetres, ose dhe te dyja te kombinuara me njera tjetren.
Mos te harrojme se arkitektura eshte dhe duhet te jete shume afer arteve sesa inxhinjerive, dhe mos te ngaterrojme arkitekturen me inxhinjerine e ndertimit apo te rruga-ures.
Sot ne kohet moderne, efikase dhe shume rendimentale, arkitektura ka kaluar ne plan te dyte ose te trete ose ne shume raste eshte harruar krejtesisht.
Pare nje muaji isha ne Prage. Aty pashe kishen e Skt. Vites. Nje arkitektur fenomenale, e nje klasi superior dhe te pashoq. Por mos te harrojme se u mori cekeve as pak as shume 600 vjet ta ndertonin, dhe ne hyrjen kryesore jane vendosur kater statujat e arkitekteve me kryesore, te cilet sipas deshires se tyre jane dhe varrosur ne kete kishe.
Analistja ka postuar disa foto magjepese te Prages te vjeter.
http://www.forumihorizont.com/showt...ht=magjia+e+nje
Pra dhe sic i thone dhe fjales se urte popullore:
Miq te rinj te zesh por kurre mos harro te vjetrit.
pershendetje trojani
| Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.