Forumi Horizont Gjithsej 135 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)


Postuar nga Indrit datë 25 Korrik 2004 - 17:52:

Unë Sot

E djeshmja ime ishte për të më
mësuar mua se e nesërmja do të
varet nga
ajo që do të bëj unë sot.

Sot kam vendosur të përballem me
jetën krejtësisht i bindur se kjo ditë
nuk do të kthehet më kurrë .

E sotmja është mundësia e fundit që
më jepet mua për të jetuar
me dinjitet,
pasi askush nuk më siguron mua
se do ta arrij agimin e së nesërmes.

Sot do t’i vë në lëvizje të gjitha
mundësitë e mia - kohën time ,
do t’i jap jetës sime formën më të
bukur,
do ta shfrytëzoj çdo minutë
me përkushtim dhe dashuri
për ta bërë të sotmen një ditë
të ndryshme dhe të veçantë
të jetës sime.

Sot do ta mposht pesimizmin dhe me
buzëqeshjen time do të pushtoj botën
duke shpresuar gjithmonë të arrij
më të mirën.
Sot do ta kthej çdo punë të rëndomtë
në një vepër vërtetë madhore.

Sot do ta kem këmbën në tokë
për të qenë më pranë realitetit
dhe vështrimin në yje për t’i
dhënë formë së ardhmes sime.

Sot do ta gjej kohën për të
qenë i lumtur dhe do t’i lë gjurmët
e ekzistencës sime në
zemrat e të tjerëve.

Sot po të ftoj ty të fillojmë një ditë
të re ku do të ëndërrojmë dhe
besojmë se çdo gjë është e mundur
dhe të jetojmë atë me dinjitet.

Sot unë të ftoj ty të jetojmë për hir
të Zotit.

Ditë të mbarë dhe një të nesërme
më të mirë.


  Gjithsej 135 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.