| Forumi Horizont | Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- pyetje pergjigje ne fizike dhe astronomi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7428)
Dallimi fillestar, edhe nese nuk di te shpjegosh shume lidhjen mes tyre, eshte nga njesite matese. Temperatura matet me grade Celsius/Kelvin dhe nxehtesia me Xhuls.
Pa u perpjekur te jap nje perkufizim, nxehtesia varet nga temperatura dhe nga aftesia e nje trupi per ta marre kete energji (specific heat) dhe per ta ruajtur ate.
Per ta shpjeguar kete po jap nje shembull: mendo nese ne temperature dhome prek nje objekt metalik dhe nje prej druri apo plastike. Trupi prej metali do te NDJEHET me i ftohte, dhe tentojme te mendojme se ka temperature me te ulet, hem...por trupat jane te dy ne te NJEJTEN temperature dhome...atehere, jane pikerisht aftesite e ndryshme te secilit prej ketyre dy materialve per te transferuar energji (ne kete rast per te marre energji nga dora, meqenese temperatura e trupit eshte me e larte se ajo e dhomes ne kushte normale)...dhe sic dihet energjia transferohet vetem ne nje drejtim; nga trupi me temperature me te larte ne ate me temperature me te ulet.
(me email nese kerkon te dish me shume rreth kesaj per ndonje arsye)
| Gjithsej 25 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.