Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Ekonomia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=759)


Postuar nga Keni datë 12 Prill 2003 - 07:02:

Sektoret dhe shperndarja e ekonomise bujqesore

Ndermjet sektoreve te vecante te ekonomise bujqesore, ne trevat tona ka pasur ndryshime per sa i perket rendesise se tyre. Drithrat e bukes ne bujqesi dhe bagetite e imta ne blegtori kane pasur perparesi. Megjithate ne periudha te vecanta ( vitet 70-80) ne Shqiperi, kane pasur rendesi dhe bimet industriale, gjedhi dhe kulturat e drunjta.
Ndonese ekonomia bujqesore mund te zhvillohet ne te gjithe teritorin e trevave shqiptare, si rajone me te rendesishme bujqesore do te veconim:
Rajoni perendimor i Shqiperisi i cili perfshine gjithe Ultesiren Perendimore me kodrat perreth dhe eshte rajoni me i zhvilluar bujqesor. Ketu kultivohen pothuaj te gjitha kulturat bujqesore te mundeshme si: drithra buke, bime industriale, pemtari, perimet etj. Gjithashtu mbarshtohen te gjitha llojet e blegtorise si: gjedhet, bagetite e imta, derrat etj.
Rajoni i Fushes se Kosoves dhe Rafshi i Dukagjinit i cili eshte nje rajon shume i rendesishem bujqesor i trevave shqiptare, me te gjitha prodhimet bujqesore e blegtorale qe mund te zhvillohen si: drithra buke, bime industriale, prodhime te gjedhit dhe te bagetive te imta etj.
Rajoni Juglindor i Shqiperise sidomos Fushgropa e Korces, qe dallohet si ne prodhimin e drithrave te bukes e te bimeve industriale ashtu edhe ne frutikulture e blegtori.
Po keshtu nje sere luginash lumore( te Drinit te Zi, Vjoses, Drinosit etj.), gropash ndermalore (Pogradec-Struge-Ohrit, Kolonjes, Perenjasit, Delvines etj.) perbejne zona mjaft te rendesishme bujqesore ne viset tona.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.